Ilir Meta në Sarandë

Bashkëpunimi  midis forcave politike është e e vetmja mënyrë për të ecur para.Kreu i Lëvizjes Socialiste për integrim, e bëri këtë apel nga Saranda ku mori  pjesë në aktivitetin  me rastin e 8 vjetorit të krijimit të kësaj force politike në këtë qytet.Sipas Metës, LSI është e vendosur që të punojë për  të arritur një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese  midis forcave politike në të ardhmen.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë vizitës në Sarandë u takua  dhe me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së.