Familja Dobjani dhe Ruçi falin gjakun
Çfarëdo të ndodhi falja është më e madhja vlerë njerëzore.Dy familje në Kamëz, në bashkëpunim edhe me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar, pikërisht familja Ruçi i ka falur gjakun familjes Dobjani, ku anëtari i saj ka aksidentuar dy muaj më parë një pjestar të familjes Ruçi, i cili fatmirësisht është plagosur rëndë dhe nuk ka vdekur.Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, ua ka atribuar këtë vlerë dy fiseve të cilat kanë ditur të tregojnë virtytet dhe fisnikërinë e tyre në të mirë të brezit të ri dhe të gjithë shoqërisë shqiptare.“Ekspedita e pajtimit të gjaqeve e ka rinisur punën më 6 Janar dhe do të vazhdojë pa ndërprerje deri më 30 Qershor 2013, me misionin për të pajtuar rreth 250 familjeve që ndodhen tashmë në gjak me njëra-tjetrën në të gjithë Shqipërinë.