Ministria e Jashtme, FRD-ja dhe LSI-ja reagojnë për heqjen e memoralit të UÇPMB-së

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Partia Fryma e Re Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë reaguar  pas heqjes së lapidarit në Luginën e Preshevës.Në një deklaratë të sajën, Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur shqetësimin për zhvillimet në Luginën e Preshevës.“Lajmi i sotëm për heqjen e monumentit të dëshmorëve nga xhandarmëria serbe, në mënyrë të njëanshme, dhe duke injoruar dialogun e nisur mes autoriteteve lokale dhe qëndrore nën kujdesin e faktorit ndërkombëtar, është një tjetër dëshmi e një politike diskriminuese dhe agressive e autoriteteve të Beogradit, kundrejt pakicës shqiptare në Serbinë e Jugut.” thuhet në deklaratë.Ministria e Punëve të Jashtëme e ka dënuar ashpër këtë akt dhe i ka brë thirrje faktorit ndërkombëtar, të reagojë menjeherë në mbrojtje të të drejtave të pakicës shqiptare në Serbinë e Jugut.“MPJ, u bën dhe një herë thirrje autoriteteve lokale në Luginën e Preshevës dhe popullsisë atje të përmbahen kundrejt këtyre provokimeve në vazhdimësi, duke i mbështetur plotësisht ata në kauzën e tyre, se askush nuk do të mund të mohojë a tjetërsojë luftën e drejtë për lirinë dhe të drejtat njerëzore që u bë ndaj regjimit antishqiptar serb” përfundon deklarata e MPJ-sëPër heqjen e lapidarit në Luginën e Preshevës ka reaguar gjithashtu dhe Partia Fryma e Re Demokratike.Nëpërmjet kreut të saj, Bamir Topi, FRD-ja ka mbështetur qëndrimet dhe veprimet e drejtuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.“FRD mbështet qëndrimet dhe veprimet e drejtuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Zgjidhja duhet të vijë me dialog dhe jo me ultimatume nacionaliste pasi Shqiptarët janë dhe mbeten faktor paqeje në rajonin e Ballkanit. I bëjmë thirje qeverisë të jetë më pranë banorëve të Preshevës, është detyrim kushtetues” është shprehur kreu I FRD-së, Topi.Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka dënuar aktin e heqjes së memoralit të dëshmorëve të UÇPMB-së.Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama është shprehur se: “Heqja e memoralit të dëshmorëve, është një provokim për popullsinë shqiptare, prandaj LSI fton shqiptarët e Luginës së Preshevës që tu shmangen këtyre provokimeve.Beogradi, jo xhandarë por dialog me shqiptarët e Luginës së Preshevës.”“Dëshmorët e UÇPMB-së, janë dëshmorë të kombit shqiptar” ka thënë Rama.