Rruga "Mujo Ulqinaku" tashmë me një infrastrukturë të re

Rruga "Mujo Ulqinaku" pritet të ndryshojë pamjen e saj falë fillimit të punimeve  në infrastrukturën e saj. Punimet të cilat prekin kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, asfaltimin, ndriçimin  si dhe gjelbërimin e saj, u inspektuan nga nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jorida tabaku.Tabaku tha  se ky projekt është veç fillimi i investimeve në infrastruktuën e njësisë bashkiake nr 10, pasi të tjera punime do të pasojnë në këtë zone.Rruga me gjatësi rreth 380 metër, pritet të përfundojë brenda 6 muajve dhe investimi kap vlerën rreth 17 milionë lekë.