Argita Malltezi:Rama vijon me serialin e shpifjeve

Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi ka reaguar sërish sot ndaj akuzave të Partisë Socialiste ndaj pasurisë së saj dhe për korespodencën e saj me biznesmenin Ansar.Përmes një deklarate drejtuar mediave, Argita Malltezi thekson se Rama po përpiqet  të përdor veprimet e saj të bazuara në ligje për të justifikuar veprimet e tij të paligjshme.Jua përsëris dhe një herë që standartet e mia të transparencës dhe respektimit të ligjit gjatë aktivitetit tim dallojnë si dita me natën me ato tuajat dhe sa më shumë përpiqesh të shpëtosh duke i krahasuar aq më i pabesueshëm dukesh para publikut. Z Rama tarifat e punës sime si avokate unë i kam patur publike dhe në përputje të plotë me ligjin e avokatisë” thekson Argita Malltezi.Ajo gjithashtu ka kërkuar sërish nga kryesocialisti Rama të bëjë public burimin e 100 milionshit të huasë pa interes të znj.Lindita Basha si dhe të gjitha faturat e investimit prej 1 milion euro në pallatin pesë katësh të familjes së saj, tatimet e paguara për to dhe transaksionet bankare për financimin e tij.Z.Rama unë për kohën që kam ushtruar avokatinë çmimin e shitjes së tokës private tek te interesuarit ua kam njoftuar haptas sipas kërkesave të pronarit privat, pa detyruar asnjeri të blejë apo të mos blejë, siç demonstron dhe korrespondenca të cilën ti keqlexon dhe pa cënuar asnjë interes private  të ndokujt. Kurse ju zoti Rama në emër të nenit 62 të ligjit të urbanistikës i anulluat lejen e ndërtimit familjes Frasheri dhe i dhatë në po të njëjtin vend leje ndërtimi në sheshin e pallateve bashkshortes suaj, në shkelje flagrante të po të njëjtit nen” përfundon Argita Malltezi.Ndërkohë më herët deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje vajzës së kryeministrit, Argita Malltezi që t’i përgjigjet, qartë dhe një herë e mirë dy pyetjeve të vetme që ka ngritur opozita.”E kujt ishte toka e cila iu propozua biznesmenit Ansar? Publiku shqiptar meriton një përgjigje dhe jo kundërakuzat e radhës, që kanë si qëllim të vetëm të hedhim baltë mbi opozitën, për të mos dhënë një përgjigje. E kujt ishte toka dhe a përbën i gjithë komunikimi me biznesmenin Ansar një konflikt interesi?”, pyeti Balla.Sipas deputetit socialist, “Argita nuk ka më asnjë argument për t’u justifikuar. Ajo kërkoi tre milionë euro në këmbim të firmës së babit kryeministër dhe ky është një konflikt i qartë interesi”.