Facebook mania në politikë, ja cilët ministra kënë më shumë miq

Pas urdhërit të kreut të ekzekutivit Sali Berisha 10 ditë më parë, ministrat e kabinetit qeveritar hapin adresat zyrtare në Facebook, duke nisur kështu komunikimin virtual me qytetarët.Nga kërkimet në rrjetin social rezulton se 18 ministriat e kabinetit Berisha kanë tashmë një profil të tyre në Facebook.I vetmi ministër që nuk ka hapur një adresë Facebook-u është Arben Imami. Në rrjetin social rezulton një adresë me emrin e tij, por ajo është e rreme.Nëse Facebook do ishte njësia matëse se cilin ministër pëlqejnë më shumë qytetarët, atëherë më i pëlqyeri do ishte ministri i fianncave Ridvan Bode i cili ka 2879 fansa. Ndërsa më pak i pëlqyer në rrjetin social është ministri i arsimit dhe shkencës, Myqerem Tafaj që ka marrë vetëm 90 pëlqime.Ministi më aktiv në  Facebook rezulton të jetë ministri i transportëve Sokol Olldashi, i cili e kishte hapur adresën në rrjetin social që në 15 nëntor të vitit të shkuar, pra para se kryeministri Berisha të jepte urdhërin.Olldashi duket se është ministri I vetëm që dialogon në Facebook me ndjekësit e tij.Aktiv në rrjrtin social eshtë edhe ministrja e integrimit Majlindja Bregu, e cila ishte ministrja e parë që vuri në zbatim urdhërin e kreut të qeverisë.Ndërkaq, ministrat Fatmir Mediu, Genc Ruli, RFlamur Noka e Genc Pollo shfrytëzojnë faqet e tyre në Facebook për të publikuar njoftime zyrtare të aktiviteteve ditore, më shumë se sa për të komunikuar direkt me qytetarët.Në mbledhjen e parë të qeverisë për 2013-ës, kryeministir Sali Berisha kërkoi që çdo ministri të krijonte një profil në rrjetin social Facebook për t`iu përgjigur shqetësimit të qytrarëve. Ministrat me faqe në FacebookRidvan Bode-2879 fansaSokol Olldashi-1957 fansaMajlinda Bregu-865 fansaFlamur Noka-558 fansaFatmir Mediu-436 fansaEduard Halimi-414 fansaGenc Pollo-293 fansaGenc Ruli- 216 fansa