Durrës, plagoset me mjete të forta oficeri i krimeve

Një oficer policie është plagosur me mjete të forta pranës banesës së tij në Durrës.Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen 14 të qytetit bregdetar ku oficeri i policies Kujtim Vreka, është sulmuar nga dy agresorët, që kanë tentuar t’i grabisin lokalin.Sipas policisë, oficeri po kthehej në shtëpi pasi kishte lënë detyrën ndërsa ka parë që 2 persona kishin hyrë për të vjedhur në lokalin e tij pranë shtëpisë.Mësohet se oficeri i policisë është konfrontuar fizikisht me 2 hajdutët, të cilët e kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë.Ndërkohë policia e Durrësit po vijon hetimet për identifikimin e agresorëve të oficerit të krimeve si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.