“Monstra”, sërish protesta paqësore në Maqedoni
Shkup-Sërish shqiptarët e Maqedonisë kanë dalë ditën e sotme në protestë kundër rastit “Monstra”. Protesta ka nisur rreth orës 14:00 dhe ka përfunduar e qetë rreth orës 15:00.Protestuesit janë nisur nga xhamia “Jahja Pasha”, por gjatë rrugës janë ndaluar nga policia, e cila kishte vënë kordonin bllokues përpara protestuesve.Sipas mediave maqedonase, protestuesit kishin deklaruar se qëllimi i tyre ishte që të depërtonin përpara godinës së qeverisë, por që nuk janë lejuar. Edhe pse përfaqësuesit e protestave pretendinin se kishin marrë lejë për një gjë të tillë, përsëri nuk u lejuan.Ndërkohë që protestuesit kanë kërkuar nga ndërkombëtarët garanci dhe mbrojtje të dëshmitarëve, të cilët sipas tyre do të mund të tregonin sesi u janë bërë oferta për të dëshmuar në procesin gjyqësor “Monstra”.Protestuesit kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave në mënyra të ndryshme.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter