Konflikti në Gaza, Hamasi ekzekuton 18 palestineze, ishin spiunë

Gaza- Hamasi ka deklaruar se ka ekzekutuar 18 persona, te dyshuar si informatorë të Izraelit.Vrasjet vijnë pas sulmit të djeshëm ajror të Izraelit, si pasojë e të cilit mbeten të vrarë tre udhëheqës të lartë të Hamasit. Burimet e Hamasit deklaruan se ekzekutimet ishin kryer për të parandaluar përfshirjen e fraksioneve të tjera të armatosura palestineze.Zyrtarët e Hamasit deklaruan për agjensine e lajmeve Reuters se 11 ekzekutimet e para janë kryer në një stacion te braktisur policie. Sipas dëshmitarëve okulare në vendngjarje, shtatë persona u qëlluan nga një person i veshur me uniformën e Hamasit jashtë xhamisë Al-Umari në Gaza. Pas 11 ekzekutimeve te para, Hamasi paralajmëroi se "i njëjti dënim do të vendoset së shpejti mbi të tjerët".Në deklaratën e Hamasit thuhet se "rrethanat aktuale na detyruan të marrim vendime të tilla", pas dyshimeve se anëtare të forcave të Palestinës kishin lidhje me Izraelin, gjë e cila sipas tyre ka çuar edhe në vrasjen e tre liderëve të Hamasit.Autoritetet në Gaza deklarojnë se të paktën dy palestinezë humbën jetën nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës. Ndërkohë Izraeli nga ana tjetër thotë se Gaza ka lëshuar një numër të madh raketash drejt Tel Avivit.Më shumë se 2,070 palestinezë, kryesisht civilë, dhe 66 izraelitë, kryesisht trupa ushtarake , janë vrarë në gjashtë javë luftime. Luftimet mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza rifilluan të martën, pas dështimit të bisedimeve në Kajro për të arritur një marrëveshje armëpushimi afatgjatë. Hamasi insiston në heqjen e bllokadës ekonomike të Gazës, kusht ky i vendosur në këmbim të marrëveshjes afatgjatë.Ndërkohë Izraeli ka premtuar se nuk do të ndalë luftimet dhe sulmet ajrore deri sa të arrihet "siguria e plotë" për shtetasit e tij. Izraeli kërkon çarmatimin e Hamasit dhe grupeve të tjera në Gaza.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter