Bushati: Basha të ikë, u mor me 'lulëzimin' e PD-së, jo të Tiranës
Tiranë – PS-ja e ka akuzuar sërish sot, kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Bashën se deri më sot është marrë vetëm me “lulëzimin” e degëve të PD-së dhe jo me lulëzimin e Tiranës, arsye për të cilat ai duhet të largohet nga ajo detyrë dhe t’i hapë rrugën nje njeriu që do të merret siç duhet me kryeqytetin.Sekretari Ekonomik i PS-së, Ervin Bushati, ka dalë sërish në Parkun e Liqenit, për të denoncuar betonizimin e një pjese të tij me leje të dhëna nga Bashkia e Tiranë.“Kryebashkiaku Basha, - tha Bushati, - një nga gënjeshtrat që ka thënë ka qënë se nuk do të lejonte pallate në parkun e Tiranës; se do të ishte kryebashkiak dhe nuk do merrej me politikë; po ashtu, që nuk do bënte betonizim.Mirë do të ishte, - tha Bushati, - që të vazhdonte vesin e tij të gënjeshtrës sepse në këto vite nuk ka bërë asnjë punë, është marrë vetëm me lulëzimin e degëve të PD-së dhe jo me lulëzimin e Tiranës. Sot të mbajë fjalën si burrë dhe të dorëhiqet nga ajo detyrë, që t’i hapë rrugë qytetarëve të zgjedhin njeriun që u duhet për punë.”ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter