Rrëshqitjet në Japoni, shirat pengojnë operacionet e shpëtimit
Shirat e rrëmbyeshëm kanë penguar operacionet e shpëtimit në Hiroshima, pas rrëshqitjeve masive të dherave.39 persona humbën jetën në Hiroshima, e cila është njëkohësisht prefektura më e madhe e Japonisë.Sipas autoriteteve vendase, deri tani 51 persona rezultojnë të zhdukur, ndërkaq ekipet e zjarrëfikseve dhe ekipet e tjera të shpëtimit po vijojnë punën për gjetjen e të mbijetuarve pavarësisht shirave të mëdhenj që kanë penguar punën.Në terren ndodhen rreth 3,000 persona personel shpëtimi, por natën e djeshme pezulluan punën pasi shiu dhe moti i keq arritën në kulmin e tyre. Deri tani si pasojë e shirave janë evakuuar 100 mijë persona, pasi banorët dhe autoritetet u tremben rëshqitjeve të tjera të tokës.Sipas agjensisë së motit në Japoni, rrëshqitjet e tokës kanë ndodhur si pasojë e shirave të mëdhenj që kanë rënë për më shumë se një muaj në 24 orë rresht.Shumë shtëpi janë shkatërruar totalisht nga rënia e shkëmbinjve dhe gurëve. Mes personave të vdekur është edhe anëtari i një skuadre shpëtimi, që vdiq kur një rrëshqitje e dytë toke u verifikua pasi ai u kishte ardhur në ndihmë disa banorëve. Ngjarja ndodhi teksa ai po përpiqej të shpëtonte një fëmijë të vogël dhe babain e tij, të cilët u përfshinë gjithashtu nga rrëshqitja e dytë e baltës.Një i mbijetuar ka rrëfyer për agjensinë e lajmeve “Asosiatet press” momentet e tmerrit, teksa është zgjuar në mes të natës nga shembja e banesës ku jetonte. Ai tregon se në pak minuta lumi ka mësyrë në shtëpinë e tij, dhe i janë dashur pak minuta që të shtëtojë bashkëshorten dhe fëmijët.Kryeministri Shinzo Abe u ka kërkuar autoriteteve lokale rritjen e personelit ushtarak në mënyrë që të forcojë operacionet e shpëtimit". Ndërkaq ekspertët sinoptikanë kanë parashikuar shi edhe në ditët në vazhdim, duke rritur panikun tek banorët por edhe tek autoritetet për të tjera rrëshqitje të dherave.Pjesa më e madhe e Japonisë qëndrore dhe jugore është në reliev malor, dhe për pasojë shumë shtëpi janë ndërtuar në shpate të thepisura. Vitin e kaluar, një tajfun i fuqishëm shkaktoi rrëshqitje të tokës në ishullin Izu Oshima, në jug të Tokios, si pasojë e të cilave 35 persona humbën jetën.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter