Mineralet drejt Europës nga Shëngjini, holandezët shfaqin interes

Lezhë- Mineralet shqiptare në veri të vendit mund të kalojnë shumë shpejt nga porti i Shëngjinit drejt Evropës.Interesimi vjen nga një kompania holandeze, përfaqsuesit e të cilës kanë mbërritur në Lezhë për të parë nga afër mundësite e bashkëpunimit dhe investimeve të kapitaleve të tyre në këtë rajon.Minerali i bazaltit i cili nxirret në sasi të mëdha në zonën e Spaçit është mjaft i kerkuar dhe tregu prezanton një nevojë në rritje, ndaj edhe investimet janë të rendësishme në këtë sektor ka deklaruar Harri Van De Moesdik, presidenti i kampanise holandeze.“ Kemi qenë para katër vitesh në Shqipëri për të vendosur bashkëpunimin me qeverinë tuaj. Vendi juaj është në një pozitë zhvillimi tani dhe ne po shohim me prioritet mundësitë e investimeve të para nga ana jonë. Mineralet janë të rendësishme për të gjithë Europën. Ne do të shkojmë edhe në Spaç, ku nxirret minerali i bazaltit në sasi të mëdha dhe se mund të shërbëjë për ta trasportuar atë drejt Europës. do të shohim edhe fusha të tjera ku zona juaj mund të marrë një zhvillim shumë të shpejt, si porti i Shëngjinit, i cili përmes trasportit me anije të lëndëve të para, do të mundësojë rritje të të ardhurave, gjë e cila përkthehet në vende të reja pune dhe për këtë qëllim ne jemi këtu”, tha aiPer kreun e bashkise se lezhes viktor tushaj i cili ishte pjese e grupit qe shoqeronte investitoret hollandez, fushat konkrete te bashkëpunimit do te behen publike pas takimeve me perfaqsues te qeverise shqiptare.“Do ta shpëtojnë ekonomikisht qytetin dhe do i japin mundësi qytetarëve lezhjanë që të punësohen më tepër", tha ai.Grupi investitor nga Einthoven i Holandës mbërriti në Lezhë me ftesë të Drejtorit të Portit Shëngjin Gjovalin Tusha, dhe pritet që ky port të marrë vëmendjen e tyre per te rritur kapacitetet eksportuese.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter