Kriza në Ukrainë, autokolona ruse niset drejt lindjes

Autokolona me ndihmat ruse, e mbajtur në kufirin ukrainas për disa ditë me radhë, ka nisur të lëvizë drejt zonave të konfliktit.Rusia ka akuzuar Ukrainën për krijimin e pengesave ndaj ndihmave humanitare, duke i konsideruar këto lëvizje të Kievit si të patolerueshme.Sipas Ministres së Jashtme të Rusisë, Ukraina ka mbajtur në kufi autokolonën me ndihmat e destinuara për personat e prekur nga konflikti në lindje, vetëm për të vijuar luftimet me rebelët pro rusë."Karvani ynë humanitar po fillon të lëvizë drejt Luhanskut," thuhet në deklaratën e ministres në rusisht. Sipas disa mediave vendase, kamionet po shoqërohen nga militantët rebelë. Por Ministrja e Jashtme ruse tha se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ishte "gati" për të shoqëruar autokolonën dhe për të ndjekur nga afër shpërndarjen e ndihmës ".Ukraina i trembet idesë, se autokolona me ndihma, e përbërë me  rreth 280 kamionë, të cilat arritën në kufi më shumë se një javë më parë, është pjesë e një ndërhyrjeje më të gjerë ruse në lindje te vendit.Rusia e ka mohuar këtë akuzë, madje ka garantuar edhe ndërkombëtarët se misioni i saj është vetëm humanitar. Ndërkohë Moska gjithashtu ka mohuar sistematikisht akuzat e Kievit dhe të perëndimit se po ndihmon në armatimin e rebelëve pro rusë apo edhe dërgimin e forcave ushtarake në kufi.Ndërkaq në katër muaj konflikt, në Donjesk dhe Luhansk më shumë se 2.000 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 330.000 të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.Pjesa më e madhe e të larguarve kanë zgjedhur Rusinë, ndërsa pjesa e mbetur po përjeton pasojat e luftës: mungesë uji, energjie elektrike, pa linja telefonike, pa ushqimet bazë, pa ilaçe dhe më kryesorja pa siguri për jetën.