FOTO Nusja demokrate, kujtim të paharruar me Berishën ditën e dasmës

Durrës – Një nuse që martohej këtë të diel në Gjirin e Lalzit, ka pasur rastin të tregojë mbështetjen e saj për PD-në dhe të ketë një kujtim të paharruar nga dita e saj e dasmës: Një foto me ish-Kryeministrin Berisha.E lumtur nga prania e tij, nusja ka ngritur dy gishtat lart dhe më pas, çifti dhe dasmorët janë fotografuar sëbashku me ish-Kryeministrin.Kënaqësinë e këtij takimi të thjeshtë e ka shprehur vetë Berisha në Fb, sot, duke postuar fotografitë me shënimin:“Të dashur miq, keto dite, gjate ecjes sportive buze detit, takova nje çift te bukur dhe dasmoret e tyre si dhe shume mbeshtetes e simpatizant te PD, - shkruan Berisha. - Me ta u pershendetem, beme fotografi, ndofta jo cilesore sepse ishte nate, por shume te ngrohta dhe te perzemerta. Te gjithe gezonin, natyrisht çifti fluturonte nga gezimi. Miq le t'i urojme ketij çifti gezime shendet, lumturi, mbaresi ne jeten bashkeshortore se bashku me njerezit e tyre me te dashur dhe miqve tane pushime te kendshme!”