Nishani kthen në Kuvend ndarjen e re territoriale, Rama: Do e zmbrapsim
Tirane- Ashtu siç ishte paralajmëruar dhe pa asnjë ekuivok Presidenti i Republikës Bujar Nishani ktheu në Kuvend ligjin nr. 115/2014 "Për ndarjen administrativo - territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë"Dekreti me nr 8696 që mban datën 22 gusht 2014 u publikua në faqen zyrtare të Presidencës duke u shoqëruar dhe me argumentet pse: "U keqzbatua Kushtetuta, s'u pyetën banorët për ndryshimin e kufijve, cënohet decentralizimi i pushtetit vendor dhe autonomia si dhe nuk u shoqërua me ndryshimet në Kodin Zgjedhor."Menjëherë kthimi i ligjit u komentua si nga maxhoranca ashtu dhe opozita. Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama tha se dekretet do të kthehen që ditën e parë të Kuvendit .Në emër të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili tha se shprehte keqardhje për argumentet e presidentit Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha sulmoi Ramën duke deklaruar se Oligarkia nuk përfaqëson interesat e shumicësNishani: Ligji shkel Kushtetuten"Ky ligj shkel parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, decentralizimit të pushtetit vendor dhe të autonomisë vendore. Mosrespektimi i dispozitave kushtetuese si dhe mospërputhjet midis ligjeve brenda të njëjtit sistemi ligjor e bëjnë të padiskutueshëm nevojën e rishqyrtimin të këtij ligji" nënvizon Presidenti i cili kërkon mirëkuptimin për rishqyrtimin e ligjit nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Ndarja e re territoriale u miratua në Kuvend në seancën e fundit parlamentare të 31 korrikut 2014. PD e kundërshton dhe në seancën e 31 korrikut nuk ishte e pranishme.Dekreti u publikua ne faqen zyrtare ku jepet dhe argumentet pse:1- "Me keqardhje konstatoj se gjatë procesit të hartimit të ndarjes administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, është keqzbatuar (për të mos thënë është shkelur) neni 108, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e cila qartazi përcakton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to."2- Ka ndryshuar kufijtë e njësive të qeverisjes vendore pa marrë aspak mendimin e popullsisë që banon në to, ose në rastin më të mirë dhe më të rrallë, ky mendim është marrë në mënyrë të përciptë dhe të paplotë në kuptimin e normës kushtetuese së lartpërmendur.3- kemi të bëjmë me një proces aspak transparent.4- Asnjë nga propozimet e paraqitura nga shumë njësi të qeverisjes vendore, nuk janë konsideruar dhe nuk janë reflektuar 5- Sa më shumë të ulet numri i njësive të qeverisjes vendore dhe sa më të mëdha të bëhen ato, aq më shumë cenohen parimet e decentralizimit të pushtetit vendor dhe autonomisë vendore, të cilat janë të sanksionuara në nenin 13 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.6- Reforma e ndarjes administrativo-territoriale duhej të ishte paraprirë medoemos me përshtatjet e duhura në kuadrin ligjor i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive vendore në Republikën e Shqipërisë.7- Në një kohë kur na ndan rreth 1 vit nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe vetëm 5 muaj nga detyrimi kushtetues që ka Presidenti i Republikës për të caktuar me dekret datën e zgjedhjeve, mbështes faktin se reforma e ndarjes administrative -territoriale duhej të ishte shoqëruar medoemos edhe me ndryshimet përkatëse në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.Argumentimi zyrtar i Presidentit Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter