Berat, pas tre dekadash Ura Vajgurore me rrugë të re, gjelbërim e ndriçim
Berat- Pas 3 dekadash Ura Vajgurore pritet të bëhet së shpejti me një rrugë të re hyrëse. Fondi i parashikuar nga qeveria përfshin ka parashikuar një investim pre 197 milionë lekë të reja.Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore, Syrja Ormënaj, pas inspektimit të punimeve vlerësoi se investimi parashikon dhe pajisjen me trotuare e ndricim.“Është një ivestim prej 197 milionë lekë të reja, që përfshin rikonstruksionin e rrugës së plotë të hyrje daljeve të Urës Vajgurore në një gjatësi prej 4 km. është një investim bashkëkohor, në të përfshihen edhe trotuaret, ndriçimi dhe gjelbërimi. Në qendër të qytezës parashikohet edhe një shëtitore, për të ndryshuar përgjithmonë pamjen e Urës Vajgurore”,tha ai.Ky investim është i rendësishëm për Urën V ajgurore, pasi një shifër e tillë, vjen pas më shumë se 25 vjet që nuk vihej dorë në ifrastrukturë, ç’ka pritet t'ia ndryshojë dhe imazhin qytezës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter