Qyteti i Unesco-s mban festivalin multi kulturor, vizitorët do njohin lagjet historike

Berat- Për dite me radhë Berati do të shndërrohet në qytetin e festës ku artëdashësit vendas, por edhe vizitorë të jashtëm po shijojnë muzikën, artin, animacionet, panairet dhe aktivitete të ndryshme sociale, pjesë e Festivalit Multikulturor.Ky i fundit përbën ngjarje për Beratin, pasi do të sjellë shumë figura të njohura të artit.Për kryebashkiakun Nasufaj, ky festival është një mundësi e mirë promovimi për trashëgiminë kulturore, për vlerat e Beratit“ Ky festival zgjon jetën artistike kulturore të qytetit të Beratit, i jep një tjetër dimesion politikave kulturore që ka bashkia, por edhe gjithë institucionet që ka Berati dhe konkretozion jetëzimin e vlerave dhe ato mesazhe që ne artikulojmë për pasurimin e trashëgimisë kulturore të Beratit”, tha ai.Gjatë ditëve të festivalit qytetarët, vizitorët do të kenë mundësi të ndjekin edhe ekspozita. me rëndësi do të jetë kontakti i drejtëpërdrejtë që vizitorët do të kenë me eventet që do të zhvillohen në lagjet historike të qytetit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter