Avokatët Penalistë: Për vitet e burgut të vendosë vetëm gjykata
Tirane- Avokatët penalistë kërkojnë që prokurorët gjatë pretencës të mos përcaktojnë edhe vitet e burgimit për të pandehurit.Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatëve Penalistë Saimir Vishaj argumenton se kjo praktikë shkakton korrupsion dhe se akuza duhet të kërkojë vetëm fajësi dhe të lërë gjykatën të vendosë për dënimin."Shoqata e Avokatëve Penalistë në Shqipëri, që nga viti 1992 dhe aktualisht është shumë e shqetësuar në lidhje me kërkesat që paraqet përfaqësuesi i akuzës në seancë gjyqësore në lidhje me kërkimin për masë dënimi. Nuk mund të justifikohet kërkesa për masë dënimi nga ana e prokurorit ose përfaqësuesit të akuzës sepse në shumë raste sjell raste abusive me gjyqtarët, ku gjyqtarët në lidhje me masën e dënimit të kërkuar nga prokurori, ose do të qëndrojnë në atë masë të kërkuar, ose do të ulet një apo dy vite burg. Ndaj kemi ngritur zërin, ndaj kërkojmë që pjesë e reformës së drejtësisë të jetë edhe ligji për prokurorinë, që të ndalohet me ligj që prokurori të kërkojë masë dënimi, "tha ai.Për Vishën, ndryshimet të cilat pritet të ndodhin në muajin shtator në drejtësi , duhet të sanksionojnë mirë këtë pjesë. Në një intervistë për RTv Ora News, ai theksoi se atributi i vendosjes së masës së dënimit është vetëm i gjyqtarëve. Mendimin e tij ai e argumenton me faktin që, kur “prokurori çon kërkesën për gjykim ka interes të dëgjojë që çështja e tij të marri fajësi”."Jemi të bindur në ndryshimet që do ndodhin në ligjin për Prokurorinë, mendojmë që këtë pjesë ta sanksionojmë mirë, që Prokurori të ndalohet të bëjë kërkesë për masë dënimi . Masa e dënimit është atribiut vetëm i gjykatës. Prokurori në momentin që çon kërkesën për gjykim ka interes të dëgjojë që çështja e tij të marri fajësi. Në momentin që ai merr fajësi, nuk ka më interes për masën e dënimit. Masa e dënimit është atribut vetëm i gjykatës, sepse gjykata është i vetmi organ kushtetues që jep drejtësi", tha ai.Në një intervistë për gazetarin e RTv Ora News, Xhevair Zhabina, ai u shpreh se reforma në drejtësi, kërkon edhe mendimin e avokatëve. Por ai pohoi se opinioni i t yre është marrë në konsideratë në funskion të situatave të ndryshme."Sa herë kanë ndodhur ndryshime në Kodin Penal, ne jemi thirrur nga komisioni i ligjeve kemi dhënë mendimet janë marrë për bazë në funksion të ndryshimeve që i shërbejnë jo vetëm situatës por të jenë edhe pjesë e reformës në drejtësi", tha ai.e.k/oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter