Venezuela do të vendosë shenjat e gishtërinjve në supermarket
Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka njoftuar se do të aplikojë një sistem të ri, i cili përfshin shenjat e gishtërinjve, për të luftuar mungesën e produkteve ushqimore dhe kontrabandën.Ai tha se sistemi do të ndalojë njerëzit nëpër supermarkete të blejnë më shumë se një herë një produkt.Por opozita në Venezuelë ka refuzuar planin, duke thënë se politika i trajton të gjithë qytetarët si hajdutë.Sipas kritikeve, sistemi i ri ishtë i barazvlershëm me racionimin dhe përbën shkelje të privatësisë.Sipas autoriteteve vendase, afërsisht 40% e mallrave që Venezuela subvencionin për tregun e saj të brendshëm kalojnë kontrabandë në Kolumbi, ku shiten me çmime shumë të larta.Vlera e prodhimeve kontrabandë në Kolumbi do të jetë e mjaftueshme për të mbushur raftet e supermarketeve tonë", tha gjenerali Efrain Velasco Lugo, një zëdhënës i ushtrisë me herët këtë javë. Opozita fajëson për krizën ekonomike të vendit, atë që ajo i cilëson politikat e dështuara të krahut të majtë të 15 viteve të fundit – të nisura nga Presidenti i ndjerë, Hugo Chavez.Pakënaqësia per mungesën e ushqimeve, infalcioni i lartë dhe rritja e kriminalitetit në vend bëri që qindra persona të dalin në rrugët e vendit. Protestat në janar u shënuan edhe me përleshje me policine dhe arrestime të shumta.Më herët këtë muaj Venezuela nisi një operacion anti-kontrabandë në kufirin e saj me Kolumbinë. Rreth 17 mijë trupa ushtarake u dislokuan përgjatë kufirit të saj me Kolumbinë, i cili u mbyll për herë të parë si pjesë e një operacioni anti-kontrabandë. Rreth 100 mijë fuçi naftë janë kontrabanduar çdo ditë, duke kaluar në Kolumbi, duke qenë se Venezuela ka çmimin më të lirë në botë të karburanteve. Ndalimi nje mujor do të hiqet në mes të shtatorit. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter