PD: Rama ia ka besuar pastrimin e parave, kryefinancierit të PS-së
PD ka akuzuar kryeministrin Rama se në krye të administratës ka vendosur njerëz me të shkuar kriminale. Sipas deputetit të PD-së Alban Zeneli, Rama ia ka besuar pastrimin e parave, kryefinancierit të Partisë Socialiste.Në një deklaratë për mediat, Zeneli u shpreh se Gent Gazheli është emëruar në krye të pastrimit të parave, duke qenë njëkohësisht kryfinacier i PS-së. Sakaq , ai theksoi se ky fakt skandaloz tregon kthimin e administratës në interes të Ramës dhe PS-së.Sipas tij çdo donator i kryeministrit mund të flejë i qetë, pasi siç tha ai “kryefinancieri do kujdeset që paratë me burim kriminal të mos preken madje të legalizohen”.Deklarata e plotëPasi i ka siguruar pushtet dhe imunitet klientës së tij me të shkuar kriminale, duke i emëruar në poste kyçe të administratës dhe duke i emëruar deputet, Edi Rama ka menduar që edhe financat e tyre të paligjshme të mos cënohen, madje të legalizohen. Shqipëria mund të jetë rasti unik në botë që kryeminstri ia beson pastrimine parave kryefinancierit të partisë së tij. Kryefinancieri, që siguron donacionet e partisë, drejton luftën ndaj pastrimit të parave në vend. Ky konflikt i pashembull interesi është edhe një shkelje e ligjit ditën për diell. Sipas ligjit, një drejtor i lartë në administratën publike nuk mund të ketë background politik, aq mq pak të ketë funksione partiake. Gent Gazheli është emëruar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, në krye të pastrimit të parave, ndërkhë që vazhdon edhe kryefinacier i PS, të paktën deri në janar të këtij viti dhe kjo kuptohet nga kjo shkesë që disponon PD, që Gazheli i ka dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.PD e denoncon këtë fakt skandaloz të kthimit të shtetii dhe administratës në gjymtyrë të interesave klienteliste të Edi Ramës, qeverisë dhe Ps-së. në këtë shkelje të ligjit është e sigurt që çdo donator i Edi Ramës, çdo donator i tij dhe i PS-së mund të flejë i qetë pasi kryefinancieri do kujdeset që paratë me burim kriminal të mos preken madje të legalizohen.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter