Kakavijë, "Ebola" vjen si kërcënim bashkë me emigrantët afrikanë
Gjirokastër - Hyrja e paligjshme e emigrantëve klandestinë, që vijnë nga vendet e treta është kthyer në një shqetësim serioz për përhapjen e virusit “Ebola”.Drejtoria e Shëndetit Publik në Gjirokaster ka marrë masa jo vetëm për funksionimin e Qendrës Shëndetësore në pikën më të madhe hyrëse në jug të vendit, në Kakavijë, por edhe për një dhomë të veçantë karantine në gatishmëri për çdo rast të dyshuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës "Omer Nishani".Drejtoria e Shëndetit Publik në Gjirokaster ka shpërndarë materiale informuese me këshilla mbrojtjeje në lidhje me këtë virus, rrezikun e prekjes dhe format e transmetimit të “Ebola”-s. Deri tani në vendin tonë nuk është konstatuar asnjë rast bartës i kësaj sëmundjeje.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter