VIDEOLAJM/ Meta sfidon Berishën të derdhë kovën me akull mbi kokë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2014, 11:56
Tiranë – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka ftuar ish-Kryeministrin Sali Berisha të derdhë një kovë me akull në kokë!Sfidën që po bën xhiron botës për të ndihmuar personat që vuajnë nga çrregullimi ALS e kanë përqafuar disa figura të njohura në Shqipëri, ndërmjet tyre edhe çifti Meta.Sot, zëdhënësi i tij ka njoftuar se “ Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pranuar nominimin e bërë në kuadër të nismës për të ndihmuar çdo person që vuan nga çrregullimi i njohur si ALS.Pasi ka derdhur kovën me akull, z.Meta ka bërë nominimet e tij që janë, Sali Berisha, Mirza Alibega dhe Foto Strakosha.”
ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter