Pranga "pilotit" shqiptar, do fuste celularë në paraburgimin e Larisës
Një 33-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar në shtetin grek, pas përpjekjes së tij për të futur telefona celularë në godinën e Paraburgimit në qytetin e Larisës.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 15 Gushtit 2014, kur roja i jashtëm i godinës së parabugimit në Larisa ka vënë re një aeroplan lodër që kontrollohet me pult komandimi, i cili ndodhej në pjesën e jashtme të anës perëndimore të institucionit, vetëm 35-40 metra larg gardhit rrethues.Në trupin e kësaj pajisje ishte lidhur me shirit ngjitës një kuti kartoni. Pas kontrollit u vërtetua se në kuti ndodheshin• Pesë telefona celular,• Pesë karikues• gjashtë karta sim• Dy kufje për celularëPas hetimeve nga policia greke bëhet me dije se autor i këtij operacioni është një 33-vjeçar shqiptar, i cili u përpoq të furnizonte me paisjet e mësipërme të burgosurit e këtij institucioni.Mbi 33-vjeçarin rëndon tashmë akuza e tentativës së furnizimit me telefona celular për të burgosurit në paraburgim dhe ndërkohë vazhdon marrja në pyetje nga Departamenti i Sigurisë në Larisa./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter