Vjedhja në BSH, Seseri: Fullani dhe Bordi Mbikqyrës kanë dështuar
Tirane- Ish deputetja socialiste, aktualisht partnere në kompaninë Fairhaven Capital, Rudina Seseri deklaron se Bordi Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dështuar në përgegjësinë e vet të mbrojtjes së interesave të publikut: "Si në nivelin e zbatimit të ligjit, si në nivelin e ndjekjes, monitorimit dhe auditimit të rregullave dhe zbatimit të tyre dhe në aspektin etik"Në një intervistë dhënë dje për Zërin e Amerikës zonja Seseri i referohej rastit të vjedhjes së rreth 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë dhe përgjegjësive që dalin prej kësaj vjedhjeje.Për gazetaren Keida Kostreci, zonja Seseri tha se Guvernatori Ardian Fullani ka dështuar dyfish, si kryetar i këtij bordi dhe si drejtuesi i anës zbatuese të Bankës së Shqipërisë.“Mendoj se Guvernatori Fullani ka dështuar dyfish, si kryetar i këtij Bordi ashtu dhe si kreu ekzekutiv apo i anës zbatuese në drejtimin e Bankës së Shqipërisë” tha ajo.Duke sjellë shembuj nga Shtetet e Bashkuara, zonja Seseri e hodhi poshtë qëndrimin e zotit Fullani, se stabiliteti i Bankës është i lidhur me personin e tij.Zonja Seseri tha se shqetësimi i saj është sesi funksionon një institucion i pavarur kur nuk ka kontroll dhe balancë dhe kur ka rregulla të pashkruara, kur rregullat e shkruara dhe proceset nuk zbatohen, kur nuk ka auditime për vite dhe qe edhe kur bëhen janë të brendshme.Ekspertja e financave thotë se fakti që dështoi procesi i mbrojtjes së parave të Bankës dhe që një individ i vetëm kishte qasje në gjëra madhore në bankë, tregon se kemi të bëjmë me një problem sistematik.Më poshtë keni pjesë nga intervista Pjesë nga intervista Pyetja: Hetimet për këtë cështje vazhdojnë, por qëndrimi juaj ka qenë i prerë. Ju jeni anëtare e bordit e disa kompanive këtu në Amerikë. Sipas jush çfarë përgjegjësie mban Bordi dhe vetë Guvernatori për këtë çështje?Seseri: Bordi i Bankës është pjesa më e lartë e qeverisjes së Bankës Qendrore të Shqipërisë, dhe si i tillë është një institucion anëtarët e të cilit kanë përgjegjësinë më të lartë si në nivelin ligjor ashtu dhe në konceptin ndërkombëtar të përgjegjësisë dhe besueshmërisë ndaj popullsisë.Kur flitet për institucione private dhe kompani private ne dhe unë ndërmarr qëndrime në Bord përgjegjësia është e lartë. Kur flitet për institucione publike përgjegjësia është shumëfish më e lartë.Mendimi im objektiv është se Bordi i BSH ka dështuar si në nivelin e zbatimit të ligjit ashtu dhe në nivelin e ndjekjes monitorimit të hartimit të rregullave dhe zbatimit të tyre, por dhe në aspektin etik. Mendoj se Guvernatori Fullani ka dështuar dyfish, si kryetar i këtij Bordi ashtu dhe si kreu ekzekutiv apo i anës zbatuese në drejtimin e Bankës së Shqipërisë.Pyetja:Pra cili është mendimi juaj për atë që duhet të bëjë Guvernatori Fullani duke pasur parasysh edhe përvojën tuaj këtu në SHBA dhe çfarë ndodh këtu me kreun e institucioneve të tilla kur ndodh një dështim I tillë në një Institucion?Seseri: Më lejoni të adresoj pjesën e dytë të pyetjes suaj ëpr të arritur në konkluzion. Gjatë kohës së drejtimit të Bankës Federale të Rezervave dhe që është ekuivalenti i Bankës së Shqipërisë, Bernanke kishte një anëtar bordi, nuk po flasim për kryetarin e bordit, në një nga degët e Bankës Federale të Nju Jorkut, i cili ishte aksioner në një nga bankat prestigjioze të vendit. Ai nuk kishte as vendimmarrje, as pronësi maksimale, por kishte vetëm disa aksione, dhe aid ha dorëheqjen. Dua të përdor thënien e tij kur dha dorëheqjen që ishte anëtar i thjeshtë i një dege lokale të Bankës Qendrore: “Tërhiqem jo sepse ka shkelje ligjore, sepse të gjitha janë konform ligjit. Jo sepse ka thyerje etike (sepse gjithçka ishte deklaruar paraprakisht para se të pranonte pozicionin), por sepse nuk dua të rrezikojnë as për një moment perceptimin që Banka Federale e Rezervave të ketë konflikt interesi” Krahasojeni këtë me qëndrimin e Bankës së Shqipërisë, të Guvernatorit, kur thotë krejt të kundërtën se stabiliteti i Bankës është i lidhur me personin e tij.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter