Kur në vend të pyetjes, i çojnë poezi, Rama i përgjigjet: Qetësohu Mika...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2014, 10:37
Tiranë – Edhe humor, edhe poezi ka pasur dje në vargun e gjatë të pyetjeve që i janë drejtuar Kryeministrit Rama nga qytetarët, në konferencën e hapur të tij e të shfaqur direkt në tv dhe në rrjetet sociale.Qytetari Mika Balla nuk dihet për ç’arsye i ka dërguar Ramës në vend të pyetjes, këto vargje:"Sikteris Evropën si denbabaden/ Shqipëri moj kuçkë, ç'na bëre verem!"E çuditërisht, Rama nuk e ka anashkaluar, po i është përgjigjur Ballës: “Qetësohu Mika, jemi në vitin e mbarë!”
" Sikteris evropen si den babaden Shqiperi moj kucke c'na bere verrrrem" #harrojeVitineMbrapshte #PyetKryeministrin— Mika Balla (@BallaMika) August 21, 2014 Anti-korrupsioni në mjekësi nis në vjeshtë, që nga drejtorët e spitaleve Lufta kundër korrupsionit dhe veçanërisht atij në shëndetësi, do të konkretizohet këtë vjeshtë. Këtë fakt ia ka njoftuar vetë kryeministri qytetarëve që e kanë pyetur dje, duke radhitur të parët drejtorët e spitaleve. “Goditja do të jetë e vazhdueshme, kudo ku ka ndodhur dhe ndaj kujtdo, - i ka thënë Kryeministri, Riad Raboshtës, - nga drejtorët e spitaleve nëse gjenden në faj deri tek i fundit.” #PyetKryeministrin Korrupsioni n'mjekesi ka arrit pikun,a do vonojn masat per kto njerez te korruptuar? Per çdo punojes duhen lek ne veçanti — Riad Raboshta (@riadraboshta) August 19, 2014ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter