Kisha:Shën Kozmai unik, shembi kishë e hapi shkollë gjatë pushtimit turk

Tiranë – Kisha Ortodokse Shqiptare e konsideron figurën e Shën Kozmait, i cili pritet të nderohet në 24 gusht në fshatin Kolkondas të Fierit, ku u gjend i vrarë, si "mbrojtësin e Shqipërisë" që përhapi në vendin e pushtuar nga otomanët, kulturën, ligjin dhe moralin e krishterë siç i ka edhe qytetërimi europian.Sipas Miron Çakos nga Zyra e Katekizmit të KOASH, Shën Kozmai është i pari njeri – shenjt që futi arsimimin, kulturën në Shqipëri në vitet e padijes dhe injorancës.“Vepra e Shën Kozmait nuk ishte vetëm thjesht kishtare, në kuptimin për të mësuar njerëzit nga ana e besimit, - shprehet Çako, - por vepra e madhe e Shën Kozmait ishte për të ringjallur vetëdijen njerëzore që kishte humbur nga injoranca e imponuar.Shën Kozmai ka ndikuar në ndërtimin e shumë shkollave dhe njihen shumë histori nga jeta e tij, nga tradita, që kur shkonte në një qytet, gjëja e parë që thoshte ishte: “A keni shkollë?” Ka pasur raste që në ato vende ku nuk ka pasur mundësi të ndërtohej shkollë, dhe është një histori e bukur në qytetin e Himarës në atë kohë, ku ata i thanë nuk kemi shkollë, por ishte një kishë e vjetër e lënë, që nuk shkonte asnjeri, ai tha: Po ktheni kishën në shkollë! Mirëpo aty asnjeri nuk guxonte ta bënte. Atëherë Shën Kozmai ka hipur sipër në çatinë e kishës dhe ka hequr tjegullat i pari. Pse e ka bërë? Jo sepse ishte kundër kishës, por se thoshte “Shkolla hap kishën!”. Pra, ai ka futur kulturën, arsimimin e parë në këtë vend!”Sipas Çakos, “Shën Kozmai është një nga shenjtorët në këtë”re” të madhe të shenjtorëve dhe aq më tepër, që për ne shqiptarët është një shenjt shumë i dashur dhe shumë i rëndësishëm. Mund të themi që Shën Kozmai është mbrojtësi i Shqipërisë. Pse? Ai ka ardhur në Shqipëri në vitet 1770, ku ka qendruar 6-7 vjet. Në 1779, në 24 gusht, është martiziruar në Shqipëri, në zonën e Myzeqesë, afër fshatit Kolkondas. Sot është kisha e ndërtuar për nder të Shën Kozmait nga Ali Pashë Tepelena dhe varri i tij që është vend pelegrinazhi për të gjithë ortodoksët në botë.Mund të them se Shën Kozmai është një shenjtor shumë i veçantë, sepse nëse sot ka krishterim në Shqipëri, - dhe kur them krishterim, jo vetëm për Kishën tonë Ortodokse, por ka kulturë të krishterë, ka ligj dhe moral të krishterë, siç e ka dhe qytetërimi europian ku ne dëshirojmë të shkojmë, kjo i dedikohet Shën Kozmait, sepse ai ka ardhur në një periudhë shumë të errët, kur pushtimi otoman turk për gati 3 shekuj e gjysëm, i kishte lënë këto vende të Epirit, Shqipërisë në një injorancë të tmerrshme.Njerëzit ishin egërsuar dhe aq më tepër kishin një kthim në masë tek islamizmi për shkak të trysnizë që bënte pushtuesi, për shkak të taksave të rënda, marrjes së fëmijëve jeniçerë. Siç e dimë, në ushtrinë pushtuese, për shkak të emigrimit që bënte popullata vendase, që nuk mund ta duronte dot këtë shtypje, në Shqipëri kanë ardhur edhe shumë kolonë, që i sillte Perandoria nga vendet më të egra për t’i pasur si kufi edhe me pjesën tjetër të Europës. Kjo kishte krijuar një situatë shumë të vështirë në popullin e krishterë që zgjidhjen e vetme kishte kthimin në fenë islame. Kjo nuk u bë as nga dëshira, as nga kultura, por nga kjo trysni.Në këtë moment, - theksoi Çako, - shfaqet Shën Kozmai, si meteor në këtë errësirë të madhe të padijes shpirtërore dhe ka bërë një vepër unikale.” armanda shtembari/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter