Presidenti liron nga detyra katër ambasadorë, priten emrat e rinj

Tiranë – Presidenti i Republikës ka liruar nga detyra katër ambasadorë të Shqipërisë, si Arben Çiçin në Mbretërinë e Danimarkës; Kastriot Robon në Mbretërinë e Spanjës, që mbulonte edhe Mbretërinë e Marokut dhe Republikën Islamike të Mauritanisë; Ilir Tepelenën në Mbretërinë e Belgjikës, që mbulonte edhe Dukatin e Madh të Luksemburgut dhe Sami Shibën, ambasador në Republikën e Rumanisë.Dekretet për lirimin e tyre janë firmosur më 20 gusht nga Nishani dhe kanë hyrë në fuqi menjëhërë. Nuk dihen ende emrat e rinj që do t’i zëvendësojnë ata.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter