"Lazarati i Veriut", qëllohen helikopterët e Policisë, rrezikohet jeta e 3 pilotëve

Shkodër-  Prej dy ditësh Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të vështirë si ai i Lazaratit, por këtë herë në Veri të Shqipërisë.E ndërsa operacioni për asgjësimin e parcelave me kanabis është shtrirë në komunat e thella të Shllakut, Shoshit, Pultit dhe Temal të Dukagjinit, më 22 gusht 2014 persona të panjohur  qëlluan me armë në drejtim të helikopterëve të përfshirë në këtë operacion.Njëri prej tyre u detyrua të bëjë ulje emergjente.Ministrja e Mbrojtjes deklaron se tre pilotë të Forcës Ajrore vunë jetën në rrezik."Falenderime dhe mirënjohje pafund për pilotët nënkolonel Altin Lama, kapiten Ervin Buzi dhe tetar Saimir Balla, të Forces Ajrore të cilët sot rrezikuan jetën gjatë aksionit të ndërmarrë në mbështetje të Policisë së Shtetit në luftën kundër lëndëve narkotike," tha Kodheli në një deklaratë për mediatPolicia: Do qëllohet me snajper kush rrezikon jetën e policëveDo të qëllohet me snajper kushdo që mund të rrezikojë jetën e punonjësve të policisë së shtetit duke ngritur armët në drejtim të tyre.Urdhëri është dhënë pasi kultivuesit e bimëve narkotike kanë qëlluar me armë ndaj helikopterit që po monitoronte zonën në komunën Pult.Ka qënë ora 10:20 e paradites së djeshme kur helikopteri është qëlluar me armë, ndërsa po kthehej nga komuna Pult ku kishte transportuar forcat policore që po marrin pjesë në aksionin antikanabis në atë që mund të konsiderohet si Lazarati i veriut.Nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa po punohet për  dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorëve.Pas këtij incidenti erdhi dhe urdhëri i policisë duke paralajmëruar të gjithë banorët e në Shllak, Shosh, Pult dhe Temal të Dukagjinit. Nëse kultivuesit e kanabisit do të vazhdojnë të qëllojnë me armë ndaj uniformave blu.Vetëm gjatë ditës së djeshme janë asgjësuar mbi 7.000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, ku për çdo rast në vendngjarje  janë kryer veprimet procedurale përkatëse. Po ashtu janë gjetur e sekuestruar dhe rreth 15 kg bimë narkotike boçe kanabis.160 forca dhe 3 helikopterë ne terrenNë terren gjatë ditës së djeshme, janë angazhuar rreth 160 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, të RENEA-s, Ndërhyrjes  së Shpejtë dhe shërbime të tjera të specializuara, si oficerë të policisë gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë.Në mbështetje të këtyre forcave u vendosën dhe tre helikopterë, nga të cilët 2 të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një i Policisë së Shtetit.Mësohet se janë të njëjtat mjete që janë përdorur edhe gjatë superaksionit të ndërhyrjes në Lazarat.Ky operacion në Dukagjin që deri tani ka cuar në asgjësimin e mbi 42 mijë rrënjëve kanabis sativa do të vijojë deri në asgjesimin e çdo sipërfaqe të konstatuar të kultivuar me bimë narkotike në këtë zonë.RENEA rrethon Dukagjinin Informohet se forcat policore do të vijojnë kontrollin në çdo shtëpi dhe ndërtesë të zonës së Dukagjinit, ku po zhvillohet aksioni. Forcat RENEA kanë rrethuar Dukagjinin dhe janë urdhëruar të qëllojnë çdo person që rrezikon forcat policore.Operacioni për asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike vijon në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal.Operacioni nisi ditën e premte në mëngjes Policia e Shtetit, FNSH-ja dhe RENEA kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit të së premtes së 22 gushtit,  në Dukagjin të Shkodrës, në vazhdën e operacionit të gjërë të nisur dje për të asgjesuar parcelat me bimë narkotike kanabis sativa. Ministria e Brendshme e ka konsideruar këtë aksion, si të dytin më të rëndësishmin pas atij në Lazarat.Burimet zyrtare kanë njoftuar se shiu e ka vështirësuar ndërhyrjen e policisë në terrenin malor dhe pyjor, por operacioni i nisur që në orën 7:00 të mëngjesit të djeshëm nuk është ndërprerë për asnjë moment. Policia është ndarë në 13 grupe për të mbikqyrur të tërë zonën .Policia e Shtetit ka njoftuar se në mbështetje të efektivëvë që do të operojnë në terren për identifikimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike, ka vënë në gadishmëri edhe dy grupe te specializuara të Repartit RENEA për ndonjë situatë të papritur.Në përbërje të këtyre forcave, janë angazhuar edhe oficerë të policisë gjyqësore si dhe 12 ekspertë kriminalistë të Policisë Shkencore, që do të bëjnë të mundur dokumentimin ligjor dhe fiksimin e marrjen e provave materiale në vendin e ngjarjes.Në ditën e saj të parë të operacionit, Policia është qëlluar nga kultivuesit e bimëve narkotike, por nuk ka pasur të lënduar. Të shtënat ndaj saj kanë ardhur nga zona e Planit, pikërisht aty ku u asgjesuan mbi 20 mijë bimë narkotike. Vetëm ditën e djeshme, në Dukagjin u dogjën mbi 34 mijë bimë.DSC_0172ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter