Washingtoni paralajmëron, ISIS, kërcënim i madh për SHBA-të
Washingtoni i ka cilësuar militantët e shtetit islamik si kërcënimin më të rrezikshëm të SHBA-ve, ndër vitet e fundit.Sipas sekretarit të Mbrojtjes, Chuck Hagel, sulmet ajërore amerikane kanë ndihmuar në luftën kundër militantëtve, por ata kanë mundur sërish të rigrupohen. Gjenerali i lartë i Amerikës, Martin Dempsey, theksoi se IS nuk mund të mposhtet, nëse nuk sulmohet baza e tyre në Siri.Këto përfundime kanë ardhur pas publikimit të videos, ku gazetarit amerikan, James Foley i pritet koka, pasi rezultonte i zhdukur që prej nëntorit të v itit 2012.Tashmë SHBa ka nisur një hetim mbi vdekjen e tij.Me gjithë misionin e përgatitur nga SHBA për shpëtimin e tij, ai nuk arriti të shpëtohej, duke sjellë një reagim të fortë të presidentit Obama.Misioni për gjetjen e pengjeve të tjerë të mbajtur nga militantët vazhdon dhe presidenti ka paralajmëruar luftë të pamëshirshme në Irak.Militantët gjithashtu, kanë kërkuar 132 milionë dollarë në këmbim të gazetarit Foley.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter