Korçë, lista e përfituesve të banesave sociale, paraplegjikja 38 vjeçare: Më ndihmoni të dalë nga "burgu"

Korçë - Çështja e shpërndarjes së banesave sociale apo edhe listës emërore të miratuar pak ditë më pare, në Këshillin Bashkiak të Korçës, përveç kundërshtimeve nga të pastrehët për manipulime, formësohet më tej edhe nga denoncimet e personave, që realisht janë në nevojë apo edhe me statusin e paraplegjikut.Gerta Demiraj 38 vjeçe, është një paraplegjike e cila ka aplikuar në këtë skemë, por që emri i saj, jo vetëm nuk rezulton tek fituesit, por nuk figuron as në listën e gjatë prej 495 emrash.Gerta jeton tek prindërit  e saj në një hyrje pallatit në katin e 4 dhe lartësia e katit është pikërisht problemi i saj pasi ajo duhet të paguajë njerëz që ta zbresin dhe ngjitin nëpër shkallë.Gerta tregon se i përmbush të gjitha kriteret e skemës për një banesë sociale, që nga gjendja fizike dhe shëndetësore, deri tek të ardhurat mujore, por përveç fjalëve të mira nga punonjesit, ajo nuk arriti të merrte asgjë tjetër.Në pamundësi për të komunikuar me kreun e bashkise Sotiraq  Filo, ajo nëpermjet RTV “Ora Neës” i dergon atij këtë mesazh.Gerta është një paraplegjike e cila ka perfunduar dy universitete në fushën e ekonomisë, por për shkak të gjëndjes fizike, nuk kërkon punë. Ndërsa deshira për të dalë nga “burgu” që ajo quan shtëpi, i është sfumuar tashmë pas perjashtimit nga lista për të përfituar një banesë sociale.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter