Ja kush janë dy shqiptarët që futën në telashe kongresmenin demokrat në Michigan
Dy shqiptarë kanë futur në telashe një kongresmen amerikan. Komisioni Federal Zgjedhor në SHBA ka zbuluar se Gery Peter kongresmeni demokrat i Michiganit ka marrë të paktën 1 mijë dollar nga një shqiptar, bashkëpunëtor i një tjetër bashkombasit të tij që akuzohen për pastrim parash. Mund të duket një shifër e vogël, por jo kur bëhet fjalë për demokracinë amerikane.Komisioni Federal Zgjedhor zbuloi se shqiptari Xhafer Laho ka dhuruar katër herë nga 250 dollarë në fushatën e Gary Peter për në senat në zgjedhjet e vitit 2013.Xhafer Laho akuzohet si bashkëpunëtor i shqiptarit Tom Duhani, i dënuar për pastrim parash nëpërmjet fajdeve që jepte për emigrantët e tjerë.Xhafer Laho u dënua për 3 akuza, ndërsa gjykatësi dekalroi se "Ka prova të mjaftueshme për të mbështetur argumentin se Laho ka ndihmuar Tom Duhanin për të fshehur asetet e fituara nëpërmjet dhenies së fajdeve në mënurë të paligjshme"Miqësia e kongresmenit amerikan me Tom Duhanin ka nisur në vitin 2012 kur Peter preu shiritin në ceremoninë e hapjes së një restorantit "Fortesa" të shqiptarit. FBI e akuzoi Duhanin se pastronte para përmes biznesit në lokalin e tij. Në dhjetor të vitit që shkoi ai u dënua me 3 vjet e 5 muaj burg dhe pasi të ketë shlyer dënimin do të deportohet në Shqipëri. Në atë kohë Tom Dunai dekalroi se kishte marrë kredi nga shqiptaro-amerikani I njohur Ekrem Bardha, por ndaj tij nuk u ngrit asnjë akuzë.Sipas mediave në amerikë kongresmeni ka marrë nga viti 2008 deri në 2012 të paktën 15 900 dollarë, nga Duhanaj në karrierën e tij politike, por komisioni federal ka zbuluar ato që kanë të bëjnë me fushatën e tij të fundit politike.Duke reaguar pas këtyre akuzave një zëdhënës i kongresmenit tha se "paratë u dhuruan për bamirësi" por nuk dha detaje se ku dhe kur u bë ky donacioni. Natyrisht që ky fakt është shfrytëzuar nga kundërshtarët politikë të demokratit Peter. Terri Lynn Land kongresmen Republikan kërkoi që të zbardhen lidhjet e Gary Peter me shqiptarët e akuzuar për pastrim parash.