Greqi, makina përplaset me autobusin, vdes shqiptari

Greqi-Një shqiptar ka gjetur vdekjen ndërsa graja e tij dhe dy fëmijët janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë.Makina me të cilin ata po udhëtonin është përplasur me një autobus në autostradën Antirrio- Janinë, në zonën e Artës.Shqiptari ishtë duke udhëtuar me familjen e tij me makinë, ndërsa devijoji në momentin e përplasjes.44-vjeçari shqiptar ka humbur jetën menjëherë, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tij kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.Nga aksidenti është plagosur edhe drejtuesi i autobusit dhe 7 pasagjerë, të cilët u dërguan në spital.Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e madhe.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter