Berat, Veliaj: Politikës së llafeve i përgjigjemi vetëm me punë

Berat-Ministri i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale ka kërkuar që të ndalet politika e llafeve, për t’i lënë vend asaj të punës. Sipas Veliajt zyrat e punës të hapura së fundmi kanë punësuar njerëz të cilët kanë lënë skemën ekonomike.“Për 60 zonjat që kanë lënë ndihëm ekonomike dhe kanë filluar me programin e nxitjes së punësimit, procesi ka qenë pa burograci, pa bakshish, pa asnjë pengesë nga zyra e punës, në një situate transparente. Ndihmojnë këtë njerëz realë që bëjnë një punë reale shumë më fisnike sesa dërdëllitjet nga zyra e SHQUP. Unë gjykoj që përgjigjia jonë është me punë”, tha Veliaj.Në kuadër të politikave për nxitjen e punësimit, Ministri Erion Veliaj ka inspektuar një biznes fason në qytetin e Beratit i cili së fundmi ka punësuar rreth 60 gra, duke përfituar nga skemat favorizuese të qeverisë.