Rama me Thaçin dakordësohen për samitin e Berlinit, më pas një selfie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2014, 20:49
Konferenca për Ballkanin që do të zhvillohet më 28 gusht në Berlin e ka bërë që kryeministri Rama të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, i cili është dakordësuar me Thaçin për linjat e prezantimit. Më pas ai shkruan se do të takohet të hënën edhe me kryeministrin kroat, malazez dhe boshnjak.“Sot me Hashim Thaçin për tu dakordesuar për linjat e prezantimit në Berlin. Të hënën me kryeministrat kroat,malazez e boshnjak.”Rama dhe Thaçi kanë shkrepur edhe një selfie sëbashku buzë detit.
Sot me @HashimThaciPM per tu dakordesuar per linjat e prezantimit ne Berlin. Te henen me km kroat,malazez e boshnjak. pic.twitter.com/5IwwjhHhGs— Edi Rama (@ediramaal) August 21, 2014Konferenca për Ballkanin që do të zhvillohet në Berlin më 28 Gusht, është thirru me iniciativë të kancelares Angela Merkel, e cila ka zgjidhur që gjatë konferencës të shoqërohet vetëm nga kryeministri Rama.