Durrës, sekuestrohen 356 celularë kontrabandë, procedohet 47 vjeçari

Durrës-Janë sekuestruar 356 telefona celularë kontrabandë, ndërsa nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik ka nisur procedimi penal edhe për 47 vjeçarin nga Tirana, Agron Tabaku. Ky person akuzohet për veprën penale të Tregëtimit dhe transportit të mallrave kondrabandë”.47-vjeçari u kap në flagrancë në lagjen 11 të qytetit të Durrësit duke tregetuar telefona celulare kondrabande te markave te ndryshme.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 356 telefona celular sëbashku me aksesoret e tyre, në automjet tip Benz dhe 3 milionë lekë të vjetra.