Vjedhja e BSH, Rrumbullaku: FMN e nuhati, Këshilli Mbikqyrës neglizhoi
Tiranë – Edhe pse ka kaluar një muaj nga vjedhja e 713 milion lekëve në Bankën e Shqipërisë, skandali vijon të mbetet prezent. Ekpserti i ekonomisë dhe pedagogu, Olti Rrumbullaku, e analizon situatën duke thënë se dyshimet kanë qënë prej kohësh, nga institucione të cilat kryenin kontrolle, si FMN apo Instituti i Ministrisë së Financave, por BSH-ja ka reaguar kur ka parë "litarin" t'i shtrëngohet.“Kryeministri foli që janë tre lloj institucionesh të cilët duhet ta zgjidhin situatën, është Prokuroria që duhet ti shkojë deri në fund, është vetë Banka e Shqipërisë që duhet të marrë masat e saj të brëndshme, bashkë me Kuvendin. Duke parë publikimet që janë bërë që nga fillimi i vitit, detyren deri në një farë mase e ka bërë një institucion që është në varësi të Ministrisë së Financave dhe besoj edhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Duke parë publikimet e tyre FMN Besoj ka pasur nuhatjen, që nuk janë të gjitha gjerat në rregull në BSH, ka nisur një mision në Shqipëri i cili është: ka ardhur në Shqipëri në shkurt, ka nxjerrë përfundimet në prill dhe në qershor në shohim përgjigjet e BSH-së.Raporti nuk është publikuar,- shtoi më tej Rrumbullaku,-por besoj që është shpërndarë tek autoritetet kryesore. Ai raport quhet Raporti i Vlerësimit të Vetëruajtjes së Bankës. Sigurisht, aty mund të jenë zbuluar shumë problematika dhe ky ishte një raport që nuk bëhej prej vitit 2006. Në këtë rast shkëputja nga FMN-ja ka sjellë kosto dhe i ka dhënë më shumë liri veprimi BSH-së, për të mos zbatuar rregullat. Unë besoj se raporti i FMN-së fund të ketë ardhur nga fundi i marsit ose nga fillimi i prillit, por nga fundi i prillit Instituti i Ekspertëve i ka hequr liçencën kompanisë që ka audituar BSH-në, këto tre vitete e fundit.BSH-ja ka përdor një filial nga Maqedonia dhe përgjithësisht ky filial ka audituar kompanitë shtetërore, në këtë rast mund të fusim edhe BSH-në. Asnjë bankë e nivelit të dytë nuk ka qënë e audituar prej kësaj kompanie. Bankat e nivelit të dytë, janë audituar tek auditorët më seriozë, ndërsa BSH-ja është audituar nga kjo kompani që tashmë Instituti i Ministrisë së Financave ja ka hequr licencen. Këto janë disa arsye që unë po i them në retrospektivë, që ka institucione që kanë ndërhyrë dhe vepruar para se të ndodhte kjo, duke perceptuar se aty gjërat nuk shkojnë, nga ana tjetër vetë BSH-ja nuk ka levizur fare. Tek banka ka qënë litari duke u ngushtuar në momentin fundit që u bë e ditur”- analizoi ekperti i ekonomisë.Në një intervistë në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, Rrumbullaku shtoi më tej se përgjegjësia bie direkt mbi Guvernatorin, por duke bërë fajtor dhe Këshillin Mbikqyrës për neglizhencën e treguar. Sipas tij, Këshilli Mbikqyrës e ka vënë re që kontrolli ishtë drejt degradimit.“Këshilli Mbikqyrës është më shumë këshillues në këtë rast, - tha Rrumbullaku,- sepse nuk sheh gjë. Guvernatori dhe zv/Guvernatori i parë, ata që janë në bankë çdo ditë, pa dyshim që kanë edhe më shumë dokumenta operative. Këshilli Mbikqyrës mbidhet një herë në muaj. Çojnë një “mal” me dokumenta, që nga Këshilli me gjasa, dy-tre veta mund ti shohin në brendësi detajet, që kanë për të marrë vendim. Padiskutim Këshilli i ka pasur të gjitha mundësitë që të kërkonte llogari dhe të ndërhynte në këto aspekte, pra në aspektet e kontrollit, sepse aty dukej që po degradonte. Kuptohet që është një neglizhencë edhe nga ana e Këshillit, por për mua përgjegjësinë e ka aksi vertikal, deri tek Guvernatoti dhe Inspektori” – u shpreh pedagogu Rrumbullaku.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter