Singhammer: Shqipëria, 'një spirancë' stabiliteti në rajonin e Ballkanit
Tiranë – Gjermania e konsideron Shqipërinë si një spirancë stabiliteti në rajonin e Ballkanit, përforcuar kjo edhe nga vizita që Papa Françesku do të bëjë në këtë vend -model i bashkëjetesës ndërmjet besimeve fetare.Dekrata është bërë nga N/Kryetari i Parlamentit gjerman, Johannes Singhammer, i pritur sot në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.Sipas burimeve zyrtare, zyrtari i lartë gjerman është shprehur se tani, 30 vjet pas hapjes së portave të miqësisë nga ish-Kryeministri i Bavarisë Shtraus, është koha të shfrytëzohen shanset, pasi Shqipëria luan rolin e një spirance stabiliteti në rajon. Në këtë kuadër, ai ju referua dhe vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri si një vlerësim për modelin e bashkëjetesës paqësore mes besimeve fetare dhe lirinë e ushtrimit të fesë në vendSinghammer dhe Bushati diskutuan edhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me fokus te veçantë hapat dhe reformat që Qeveria shqiptare po ndërmerr pas marrjes së statusit të vendit kandidat drejt bisedimeve për anëtarësim në BE.Ata ndanë mendimin për rëndësinë që ka Konferenca Rajonale e Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në Berlin nën drejtimin e Kancelares Merkel në 28 gusht 2014, si shprehje e drejtpërdrejtë e angazhimit dhe mbështetjes së Gjermanisë për rajonin e Ballkanit dhe procesin e integrimit evropian.Temë e diskutimit ishte edhe situata e sigurisë në kufijtë lindorë të BE-së dhe në Lindjen e Mesme.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter