Haxhimali: Nishanit i kërkuam të mos dekretojë ndarjen territoriale

Në një intervistë për RTV Ora News, drejtori ekzektutiv i Shoqatës së Komunave, Agron Haxhimali rrëfen bisedën me Presidentin sot paradite për reformën e re territoriale.Ai u shpreh se takimi i kreut të shtetit Bujar Nishani me të zgjedhurit vendorë ishte i shëndetshëm dhe komunarët kanë të drejtë të kërkojnë të mos dekretohet.“Ishte një takim shumë i mirë dhe i shëndetshëm. Ai dëgjoj edhe njëherë pasi ka marrë dhjetra ankesa. Është pjesë e punës së tij të dëgjoj drejtëpërdrejtë ankesat. Ai premtoi dëgjim të gjithë vendorëve që ishin në tavolinë. Ne nuk insistuam për premtim, nuk i kërkuam këtë. Por ajo që bie në sy ishte se kishte shumë shqetësime të ngritura dhe është e drejtë e vendorëve t’i kërkojnë të mos e dekretojë, është e drejtë e tyre të përpiqen të organizojnë referendum aty ku e kërkon ligji”, tha ai.Duke kërkuar shtimin me 28 njësi të tjera vendore, ai foli me rezerva për pushtetarët vendorë, sipas të cilit, duhet të ishin më kërkues dhe të drejtpërdrejtë në takimet me ministrin e Çështjeve Vendore, Bledar Çuçi."Ministrit Çuçi i kemi çuar sugjerimet dhe rekomandimet, kemi çuar rekomandimin që ndarjes t’i shtohen edhe 28 njësi vendore. Mënyra se si është pyetur ka mjaft probleme, ministri Çuçi ka lëvizur dhe ka kryer një proces, i cili është i pamjaftueshëm, nuk informoi grupet e interesit sa duhet dhe nuk informoj qytetarët. Meraku im ka qenë që pushtetarët vendorë nuk bën zhurmë fare, ata duhet të ishin më të drejtëpërdrejtë, më kërkues, duhet të ishin përballë ministrit Çuci sa herë bëheshin mbledhje", tha ai.Harta e re e Shqipërisë për Haxhimalin nuk konsiston tek territori, por tek përfaqësimi dhe shërbimi ndaj komunitetit.Për gazetaren Jonida Shehu, Haxhimali tha se teforma  e ka problemin tek administrata. Kritikat e tij i referoheshin qeverisë dhe kryetarëve të komunave, pasi siç theksoi ai “duhet të komunikonin me qytetarët”."Sepse reforma nuk e ka problemin tek kufiri, e ka tek administrata, mënyra sesa ligji organik i jep të drejtë administratës vendore për t’i dhënë shërbim, e ka te ligji për decentralizimin fiskal. Reforma duhet bërë, por të bëhet siç duhet, të filloj me kuadër ligjor , të kemi ligj organik të qartë dhe funksionet të ndahen qartë mes bashkisë së re dhe institucioneve të dekoncentruara dhe qeveritare, pastaj të kalonim te harta, rruga është shumë e mbrapshtë. Jam kritik për qeverinë dhe kryetarët e komunave, që në thelb duhet të komunikonin me qytetarët, duke lënë mënjanë interesat politike. Meraku im ka qenë që pushtetarët vendorë nuk bën zhurmë fare, ata duhet të ishin më të drejtëpërdrejtë, më kërkues, duhet të ishin përballë ministrit Çuci sa herë bëheshin mbledhje", tha ai.Bashkitë e mëdha megamakineriBashkitë e mëdha ai i përkufizoi si megamakineri të fuqishme, të cilat largojnë shërbimet dhe sjellin burokraci, pasi sipas tij qytetari demotivohet."Kjo ka një efekt tjetër, demotivohet qytetari në atë zonë sepse do ta ketë shërbimin shumë larg, formacionet politike do bien ndjeshëm ,demokracia lokale bie ndjeshëm. Interesat janë komplekse, ata qytetarë bëjnë jetë politike, kërkojnë t’i angazhojnë në parti politike, a do i angazhojmë më ? Jo se s’do kënë rast të takohen. Largohet dhënia e shërbimeve, bashkitë e mëdha janë një megamakineri, vërtet janë të fuqishme, por do jenë shumë burokratike", tha ai.Më parë decentralizimiPor ai nuk la pa përmendur domosdoshmërinë e reformës, e cila siç theksoi ai duhet të niste me decentralizimin financiar dhe politik më pas të kalohej tek harta."Por reforma është e domosdoshme, por mënyra se si është për bërë për sa i përket perfshirjes së zërit të qytetarit, konsulenca lë shumë për të dëshiruar."Sot kemi qeverisje me dy nivele, po i bashkojmë pa i pyetur, por kemi anashkaluar këshillat e qarqeve. Qeveria duhej të konsultohej me nivelin e dytë. Reforma duhet të nisë me analizë të qartë, të shikojmë kuadrin ligjor, financiar, të kemi një strategji të decentralizimit administrativ, poltik dhe financiar dhe pastaj të vinin hapat e ndarjes së hartës së re", tha ai.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter