Zgjedhjet në Brazil, Marina Silva kandidate për presidente

Partia Socialiste e Brazilit (PSB) ka publikuar zyrtarisht Marina Silva-n si kandidaten e saj në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.Kandidatura e Silva-s zëvendëson kandidatin Eduardo Campos, i cili humbi jetën në një aksident ajëror javën e kaluar.Silva është vlerësuar si sfiduesja kryesore e presidentes në detyrë të Brazilit, Dilma Rousseff, e cila ka kërkuar rizgjedhjen në postin e presidentes në 5 tetor të 2014."Unë do të jap më të mirë që nga vetja," tha kandidatja 56 vjeçarja Marina Silva.sakaq, kreu i PSB-së, Roberto Amaral tha në një konference shtypi se kandidimi ishte zgjedhur në mënyrë unanime.Në zgjedhjet e fundit presidenciale, një anketim për kandidaten Silva, tregoi që 20% i të anketuarve kanë besim tek ajo. Tashmë ajo është një figurë e njohur dhe shumë e admiruar për të gjithë popullsinë në shtetin e Brazilit, tha një korispodent i BBC-sëKorespondentët thonë se ajo apelon kryesisht për votuesit e rinj të cilët janë të pakënaqur me politikën braziliane.sakaq, të dielën e 17 gushtit, më shumë se 100.000 njerëz në Brazil kryen nderimet e fundit për kandidatin presidencial Eduardo Campos, një ish-guvernator dhe yll në rritje politike.Ata morën pjesë në një funeral masiv dhe mbushën rrugët e qytetit të Recife-s për të ndjekur kalimin e arkivolin e tij.Jet Campos u ndërpre më 13 gusht pas rrëzimit të avionit, si pasojë e motit të keq, në qytetin port Santos, afër Sao Paulo, ku humbën jetën edhe gjashtë persona të tjerë në bord.Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.e.k/oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter