PD: Rama hesht, kriminelët në Kuvend i duhen për të goditur opozitën

Tiranë – Partia Demokratike ka vazhduar në të 42-tën ditë t’i bëjë thirrje kreu të Qeverisë, Edi Ramës, të reflektojë për skenarin e thurur prej atij vetë për të goditur dhe kërcënuar me jetë deputetët e opozitës.“Të gjithë i njohin faktet e inkriminimit të Parlamentit, vetëm Edi Rama hesht, - ka deklaruar sot koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi.- Çdo qytetar i vendit ka mësuar se Edi Rama i ka hapur dyert e Parlamentit, deputetëve me precedent penalë, si Arben Ndoka, i dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi, - tha Bardhi - dhe çdo qytetar i vendit u bë dëshmitar i skenarit të Ramës, të goditjes dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të opozitës, prej këtyre deputetëve.Ka mesa duket një arsye të fortë, pse Edi Rama ka futur në parlament deputetë me të kaluar kriminale. Edi Rama hesht prej 42 ditësh, - theksoi korrdinatorja e PD-së, - pavarësisht se ai është hartuesi i skenarëve të dhunës anti-opozitë, pavarësisht se me firmën dhe vulën e tij gëzojnë sot mandatin dhe imunitetin e deputetit persona me precedent penalë; përkundrazi, faktet rëndojnë më shumë sa më shumë kohë kalon dhe sa më shumë thellohet papërgjegjshmëria e mosllogaridhënia e Kryeministrit,” – nënvizoi Bardhi. ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter