Muzika e Dhomës një javë në Durrës, Kumbaro: Më e bukura e mbrëmjeve
Tiranë – Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës në Durrës, që mbahet në datat 20-28 gusht, është vlerësuar maksimalisht nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.Kumbaro ka hedhur sot në Fb, një ftesë: “Programi më i bukur për mbrëmjet e fundgushtit, në Amfiteatrin e bukur me artistët e muzikës më të bukur!Ky festival që mbështetet nga Ministria e Kulturës, zhvillohet në një nga galeritë e Amfiteatrit Romak të Durrësit.Festivali organizohet nga shoqata “Arti dhe kultura italo-shqiptare”, krijuar në vitin 2004 në Durrës me nismën e disa artistëve durrsakë.Festivali i muzikës së dhomës këtë vit do të mirëpresë koncertet e instrumentistëve si: Merita Rexha Tërshana, Ermir Abeshi, “Milano Chamber Orchestra”, Daniel Auner, Aristidh Prosi, Nevila Kalaja Herczegh, Konstantin Ilievsky, etj.Ky Festival krijon jo vetëm njohjen artistike të kulturave të ndryshme nëpërmjet artistëve të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, Maqedonia, etj, por e plotëson këtë njohje edhe përmes shfaqjeve të përbashkëta me instrumentistë shqiptarë.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter