Pengesat e pronësisë lënë Lezhën pa shëtitore, bashkia mblidhet për zgjidhjen
Lezhë- Çështja e pronësisë në të dy anët e lumit Drin, ka bërë që bashkia e Lezhës të mbledhë organet vendore për të zgjidhur ngërçin që ka bllokuar punimet për ndërtimin e shëtitores.Zyra e urbanistikës, Inspektoriati Ndertimor Urbanistik, zyra juridike, firma ndërtuese, drejtoria e pyjeve dhe ajo e mjedisit tashmë janë të detyruar që të veprojnë në evidentimin e pronarëve dhe parashtrimin e kërkesave për kompensim.Nënkryetari i bashkisë ka kërkuar që t’i jepet një zgjidhje me çdo kusht vijueshmërisë së këtij projekti të rendësishëm për Lezhën.Parashikohet që të kryhen shpronësime në zonën ku do të ndërtohet shëtitorja, një barrë financiare kjo që ende nuk ka marrë dakordësinë e ministrise se Financave.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter