Takimi te selia blu, PD i ankohet për Ramën, Gjermania për azilkërkuesit
Tiranë- Përfaqësuesit e Partisë Demokratike presin Nënkryetarin e Bundestagut: Mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e integrimit, shqetësim për tensionin e krijuar në vend nga qeveria.Zëvëndëspresidenti i Bundestagut Gjerman, Johannes Singhammer dhe delegacioni që e shoqëronte u priten sot në një takim nga deputetët e Partisë Demokratike, Edmond Spaho Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Aldo Bumçi nënkryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Genc Pollo, Kryetar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.Deputetët e Partisë Demokratike vlerësuan marrëdhëniet e ngushta e të shkëlqyera ndërmjet të dy vendeve dhe shprehen mirënjohjen per bashkëpunimin, mbështetjen dhe ndihmën bujare që Gjermania i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në kuadër të integrimit evropian.Zëvëndëspresidenti i Bundestagut Gjerman, Singhammer, shprehu kënaqësinë e veçantë që ndodhet në Shqipëri në këtë përvjetor i cili, pavarësisht refuzimit të regjimit diktatorial komunist për ta shfrytëzuar si një rast unik për hapjen e vendit, sërish përbën një stacion të rëndësishëm domethënës në ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve të ngushta e miqësore e të bashkëpunimit midis të dy vendeve.Zëvëndëspresidenti i Bundestagut Gjerman Singhammer shprehu gjithashtu kënaqësinë e veçantë që takohej me përfaqësuesit e Partisë Demokratike duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka një opozitë e fortë në një vend demokratik.Në vijim, Nënkryetari i Kuvendit Spaho u ndal në zhvillimet politike në vend dhe ndau me Zëvëndëspresidentin e Bundestagut shqetësimin e Partisë Demokratike për frymën antikonsesus, dhe fushatën e gjithanshme antiligjore dhe antikushtetuese të mazhorancës Rama-Meta dhe qeverisë për kapjen me çdo mënyrë të institucioneve të pavarura dhe zhbërjen e standardeve demokratike të arritura me kaq mund e përpjekje nga Shqipëria gjatë këtyre 23 viteve.Hedhja në kosh e konsensusit të arritur me kerkesen e BE-së në rastin e nëpunësve civile, largimet nga puna të mijera e mijëra prej tyre dhe zëvëndësimi i tyre me militantë e individë me precedente penalë, ndarja antikushtetuese dhe pa konsensusin e opozitës, aktorëve vendore dhe qytetarëve të hartës territoriale administrative, uzurpimi i institucioneve të pavarura si ILDKP dhe AMA, heqja dhe mohimi i kompetencave kushtetuese te Presidentit te Republikes dhe se fundmi miratimi në kundërshtim flagrant, me parimet më themelore te sistemit demokratik të ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, në kundërshtim të hapur me Kushtetuten e vendit dhe me rekomandimet e faktorit nderkombetar te paketes se ligjeve per te gjunjezuar sistemin e drejtesise ne vendjane disa nga indiciet e qarta te fushates arrogante te mazhorances Rama-Meta per zhberjen e standardeve te demokracise, shtetit te se drejtes dhe shtrirjen e pushtetit te interesave oligarkike.Deputetet e PD-se ndane gjithashtu me mikun gjerman shqetësimin per aktet e dhunes se paprecedente qe kjo mazhorance po ushtron ne përpjekjet e saj per ti mbyllur gojen opozites por edh esituaten ne degradim e siper persa i perket nivelit te kriminalitetit dh epasigurise ne vend.“Ne kete kontekst, rritja e barres fiskale, pasiguria juridike si pasoje e anullimeve te paligjshme dhe brutale te kësaj qeverie te marrevesjjeve me investitore te huaj, rritja e krimit ne vend po shkaktojne panik dhe hezitim tek investitoret e huaj perfshi edhe ata gjermane per ti kthyer syte nga Shqiperia. Megjithe kete situate te ndere, Partia Demokratike vijon te mbeshtese pa asnjë kushtezim te gjitha nismat ligjore te lidhura me integrimin evropian te shqiperise si dhe cdo nizme e cila do te sjell forcimin e marredhenieve midis shqiperise dhe RF te Gjermanise por u kërkon miqve dhe partnereve nderkombetare te insistojne per ruajtjen e standardeve te arritura deri me sot dhe per rikthimin e konsensusit politik dhe bashkëpunimit me institucionet nderkombetare, si Euralius apo komisioni i Venecias, per realizimin e reformave kruciale me impakt afatgjate sic eshte reforma ne drejtesi apo reforma e lidhur me ndarjen administrative dhe decentralizimin” theksuan ata.Zevendespresidenti i Bundestagut vlerësoi rendesine e funksionimit te institucioneve te gjitheperfshirjes ne Parlament dhe uroi qe te gjendet rrugët per bashkëpunim per reformat e rendesishme per te miren e vendit. Bashkimi Europian eshte para se gjithash nje komunitet vlerash dhe per Shqiperine, si nje pjese e natyrshme e Europes, tashme pas marrjes se statusit te vendit kandidat, eshte e rendesishme qe demokracia te funksionoje dhe ne parlament te degjohet zeri i opozites. Persa i perket ketyre vlerave, “Shqiperia eshte shembull i bashkejeteses fetare” – tha z. Singhammer.Zevendespresidenti i Bundestagut ngriti gjithashtu nje shqetësim ne rritje kohet e fundit persa i perket nivelit ne rritje te azilekerkuesve nga Shqiperia dhe theksoi domosdoshmerine per te marre masat per te ndryshuar kete situate.Zevendespresidenti i Bundestagut Gjerman përfundoi fjalen e tij duke rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanise per procesin e integrimit duke theksuar se e ardhmja e shqiperise eshte ne Bahskimin Europian si dhe ftoi per te shfrytëzuar te gjitha shanset dhe mundesite per fuqizimin e zgjerimin e marredhenive e bashkëpunimit bilateral midis te dy vendev dhe atij ne kuadër te integrimit evropian.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter