Greqi, përdhunime në institutin e të miturve, mes viktimave djali shqiptar
Volos- Një fakt shokues vjen nga Greqia. Është zbuluar se në një Institut të Riedukimit në Volos kanë ndodhur përdhunime në grup të të miturve.Mes viktimave me të cilët është abuzuar është edhe një 14-vjeçar shqiptar. Mediat shkruajnë se brenda një muaji viktima të përdhunimeve në grup janë bërë tre të mitur mes tyre, dy grekë dhe një shqiptar.Ka qënë fëmija shqiptar që rreth një muaj më parë ka denoncuar se është përdhunuar nga një 16- vjeçar rom dhe dy të rinj të moshës 14 dhe 17 vjeç. Vec dënimit me burg për 16 vjeçarin rom, dy personat e tjerë janë rikthyer në Institutin e Riedukimit, prej ku ka vijuar të ketë denoncime për ngjarje të tilla të ngjashme.Autoritetet vendase në Volos janë vënë nën shënjestrën e opinionit publik për faktin se me mosveprimet e tyre kanë lejuar të përsëriten ngjarje të tilla të rënda.Ndërkaq edhe Instituti i Riedukimit bëhet përgjegjës, pasi viktimat nuk janë trajtuar nga psikologë dhe specialistë, por kanë rënë sërish pre e dhunës seksuale.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter