PS: Basha, premtove parkun sportiv të Ballkanit tek Liqeni, jo pallatet
Tiranë – Ndërtimi i një blloku pallatesh në zonën e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës me leje të dhënë nga kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, ka bërë që Partia Socialiste t’i kërkojë sërish sot dorëheqjen kryebashkiakut.Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, ka deklaruar se me lejet e dhëna për të hapur gropa e ndërtuar palate në Park, Basha është duke i marrë frymën Tiranës dhe qiellit të saj, duke harruar premtimin e bërë tre vjet më parë se pikërisht në këtë vend do të ndërtonte parkun më të madh sportive të Ballkanit.“Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi 3 vjet më parë se këtu do të ndërtonte parkun më të madh sportiv në Ballkan, - tha Hysi. - Dhe ja ku jemi sot, që ai sikurse Saliu, po jep gënjeshtrën më të madhe: Jo vetëm që nuk po ndërton parkun më të madh të Ballkanit, por po e shkatërron atë. Dhe po e bën pikërisht në momentet kur poi vjen fundi në karrigen që po rri, që e mori jo me zgjedhje, por me vjedhje. Dhe sikurse edhe z.Sali, po bën të njejtën gjë: Pas meje u bëftë qameti! Dhe ka dhënë leje për të hapur gropa dhe ndërtuar palate, që do t’i marrin frymën Tiranës dhe qiellit të Tiranës. Ne i themi të largohet, të japë dorëheqjen, sepse nuk mbajti asnjë nga premtimet.”Hysi ka hequr paralelizma më pas ndërmjet asaj që është premtuar dhe asaj që po ndodh e deklarohet nga kryebashkiaku Basha.Sipas saj, “Basha thotë që jo, nuk e kam shkatërruar Tiranën, por kam mbjellë 23 mijë pemë. Ne i themi që largohu, sepse nuk e ke mbajtur premtimin.Ai thotë jo, njësoj si Saliu, që unë kam mbjellë 23 mijë pemë sikurse Saliu që thoshte kam bërë 10 mijë km rrugë.Ne i themi se po gënjen, ai thotë se fajin e ka Qeveria. Ne i themi se ke braktisur Tiranën, ai thotë se fajin e ka policia.Ne i themi se po merresh po politikë, kur tha se nuk do të merrem me politikë, por do të jem në dispozicion të qytetarëve. Ai thotë fajin e ka parlamenti.Sikurse edhe Saliu, Luli, edhe pse është më i ri se Saliu, gënjeshtrat i ka më të trasha se plaku i SHQUP-it. Çështja është se ai ju ka braktisur të gjithë ju dhe po e shpërdoron zyrën për punët e tij dhe politikë. Dhe ne sot i kërkojmë dorëheqjen dhe sëbashku me Saliun të shkatërrojnë PD-në po ë duan, por jo Tiranën dhe interesat e qytetarëve të saj. Tirana nuk e ka votuar dhe nuk i ka borxh këtë masakër të madhe urbane që po i bën asaj,” – përfundoi deputetja socialiste.Lejet e dhëna nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e disa pallatee shumëkatëshe në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës janë bërë objekt protestash nga ana e Partisë socialiste, ditët e fundit. Sekretari Ekonomis i PS-së, Ervin Bushati dhe kreu i ALUIZN_it, Artan Lame, kanë kundërshtuar publikishit dy ditët e fundit, ndërtimin e këtyre objekteve, të quajtura “ monstra betornameje”.ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter