Gjenerali Gen Prayuth zgjidhet kryeministër në Tailandë

Lideri i juntës ushtarake në Tailandë, Prayuth Chan-Ocha, është emëruar kryeministri i ri i vendit. 60 vjeçari Gen Prayuth u nominua të mërkurën pas një mbledhjeje të Juntës tailandeze ku merrnin pjesë vetëm figura ushtarake dhe policore dhe u përzgjodh me votim me dorë.Gjenerali ishte në krye të ushtrisë, duke e drejtuar këtë të fundit përgjatë protestave të dhunshme të muajit maj. Përzgjedhja e tij në krye të qeverisë erdhi pas disa muajsh bisedime intensive politike mes qeverisë së drejtuar në atë kohë nga kryeministrja Yingluck Shinaëatra's dhe partive të opozitës si rezultat i të cilave nisën në vend protestat dhe përplasjet e dhunshme.Gen Prayuth u përzgjodh si kryeministër dhe si kandidatura e vetme për këtë post me miratimin absolut të 197 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Tailandës.Sipas mediave gjithsesi votimi në parlament ishte thjesht një formalitet që zgjati jo më shumë se 15 minuta. Tashmë pritet që vendimi i asamblesë të aprovohet edhe nga mbreti Bhumibol Adulyadej. Pavarësisht këtij vendimi, pritet që në Tajlandë të mbahen zgjedhjet të reja parlamentare në 2015-ën. Përveç postit të kryeministrit, Prayuth do të vazhdojë të jetë edhe kreu i juntës ushtarake, ndërsa brenda kësaj jave pritet që ai të zgjedhë edhe kabinetin e ri qeveritar.Në fjalën e tij pas zgjedhjes në postin e kreut të qeverisë, Prayuth tha se do të ndryshojë rrënjësisht politikën në vend përmes reformave për të mos lejuar një rikthim në trazirat e fundit.Gjithsesi kritikët thonë se prioritet i tij do të jetë shkatërrimi i partisë së ish-kryeministres Shinavatra, e cila ka fituar zgjedhjet në vend 14 vitet e fundit.Me këtë vendim, ushtria pritet të ketë ndikim më të fortë, gati të gjithëpushtetshëm në vend. Në vend gjithashtu, pas zgjedhjes së kryeministrit të ri, ka hyrë në fuqi edhe një kushtetutë e përkohshme. Prayuth e ka nisur herët karrierën e tij ushtarake por vetëm në vitin 2010 ai u zgjodh kreu i ushtrisë tailandeze.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter