30 vjet nga vizita e Straus, Rama: Do bëjmë gjermanët të bien në sevda me Shqipërinë

Tiranë- “This is a miracle of freedom”. Këtë deklaratë të ish-parardhësit të tij Berisha, ka zgjedhur shefi i qeverisë Edi Rama për të përshkruar një realitet të ri në vendin tonë 30 vite pas vizitës së parë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Straus në Shqipëri.“Është një moment i veçantë, pak fjalë dua të them duke u nisur nga ajo që tha Ambasadori se 30 vjet më parë nuk do e imagjinonte kurrë që do ishte Ambasador në Shqipëri. Besoj që nga të gjithë ne që jemi këtu në këtë sallë i vetmi njeri që mund ta imagjinonte të ishte këtu ishte Maksi. Asnjëri nga ne nuk i ka shkuar mendja në 1984 se në 2014 do ishim në pozicionet që jemi, që nga unë, deri të kryetari i Parlamentit dhe kamarierët. Po të ishte paraardhësi im këtu këtu do thoshte "This is a miracle of freedom"”.Në një ceremoni festive, e cila mblodhi përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe politikës si dhe delegacionin gjerman të Bundestagut gjerman të kryesuar nga nënkryetari i tij, Rama shpalosi dhe objektin e radhës: Të bëjmë gjermanët të bien në sevda më Shqipërinë.“Por unë them që vitin 84 kur kryeminsitri i Bavarisë, Straus, u shfaq në Shqipëri u krijua një legjendë e madhe urbane sepse ishte njëri ndër lidër europian që Enver Hoxha e kishte sulmuar personalisht dhe në mënyrë të përsëritur . Deri në ato kohë nuk kishim mundësi të shihnim këto imazhe, gjë që bënte më pjellorë terrenin e imagjinatës se çfarë do ndodhi tani që Strausi erdhi?Ndoshta këtë herë gjermanët erdhën të na çlirojnë dhe më kujtohet që në atë periudhë sapo kisha mbaruar studimet në Akademinë e Arteve dhe një farë "foto Çami" na mblodhën për të na thënë se çfarë ishte kjo që kishte ndodhur . këtu lidhet ajo që tha ai me atë që tha maksi, se vizita e parë ishte e rastësishme turistike për të kaluar në Hanin e Hotit për të parë Shqipërinë dhe pastaj fillojë gjithë marrëdhënia."Foto Çami" tha- është krijuar një situatë sikur cfarë ka ndodhur, por ai erdhi në Hanin e Hotit dhe i hapëm derën për të parë sukseset e socialistëve. Më pas Straus bëri përpjekje reale për të krijuar marrëdhënie konkrete me regjimin e atëhershëm, por u desh rrëzimi i murit të Berlinit që të fillonte trasformimi i madh historik që bën që sot të jemi pjese e atij komuniteti të madh të vendeve të lira të Europës ku Straus u përpoq të na afronte para kohe.Unë besoj që ky kremtimi që i bëjmë atij momenti është shprehje e një vullneti jo vetëm për të kujtuar një njeri që u bë mik i shqiptarëve por edhe për të shprehur dëshrën e madhe për të forcuar marrëdhënien me Gjermaninë dhe pse jo në mënyrë të posaçme me landin e Bavarisë. Maksi më ka treguar që i ati ra në sevda me Shqipërinë në atë kohë edhe pse nuk ishte ajo që ishte, por në shumë aspekte është nga ato vende që bavarezët dhe gjermanët mund të bien lehtë në sevda nëse vijnë në Shqipëri. Ky është qëllimi ynë, sesa do ia arrijmë nuk e dimë, pro do bëjmë çmos që sa më shumë gjermanë të bien në sevda me Shqipërinë. Ju e dini më së miri që këtu jeni si në shtëpinë tuaj”Meta: Nëse do të dëgjonim Straus 30 vjet më parë, sot do ishim në BE Për kreun e Kuvendit, Ilir Meta, nëse zyrtarët e djeshëm do të kishin lexuar ndryshe mesazhet e Straus Shqipëria do të do të ishte tashmë pjesë e BE.meta"Vizita e zotit Straus ne atë kohë paralajmëroi rënien e mureve dhe krijimin e urave. Sepse zoti Straus ishte një ideator i Europës së bashkuar dhe besonte se ajo nuk mund të ishte e plotë e pa urat e saj. Rrallë ka ndodhur në historinë diplomatike mes dy vendeve të ketë krijuar kaq legjenda urbane që nisin me sikur. Sikur zyrtarët e djeshëm të kishin lexuar ndryshe mesazhet e Straus dhe Shqipëria të kishte hyrë më herët në rrugën e ndryshimit. Vetëm një sikur është e sigurt se po të ishin dëgjuar mesazhet e Straus 30 vjet më parë, Shqipëria do të ishte pjesë e BE. Shqipëria e vlerëson Gjermaninë si partner mjaft të rëndësishëm për të ardhmen Europiane. Ne çmojmë ndërhyrjen gjermane në përpjekjen tonë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, veçanërisht në reformën në drejtësi. Gjermania vijon të jetë një model nxitje e frymëzimi për integrimin Evropian" .Meta shprehu rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke nënvizuar mbështetjen në forcimin e shtetit ligjor.“Ne çmojmë pa fund përpjekjen e vyer gjermane, në përpjekjet tona për forcimin e sundimit të ligjit dhe jam i bindur që bashkëpunimi do të jetë mjaft i ngushtë, sidomos në realizimin e reformës së drejtësisë. Gjermania vazhdon të jetë një model nxitje dhe frymëzimi për të gjithë ne, për të realizuar një Shqipëri të standarteve më të larta europiane. Tre dekada janë të mjaftueshme për të dhënë një dëshmi se çfarë ndryshimi mund të përjetojë një vend kur zbulon magjinë e pakrahasueshme dhe instrumentin e pazëvendësueshëm të lirisë dhe demokracisë. Tre dekada janë gjithashtu një stacion që na tregon se çfarë duhet të bëjmë ndryshe dhe më mirë për të nesermen tonë. Jam i sigurt se zoti Straus do të ndihej krenar nëse do të ndodhej sot këtu, se bënte pjesë në ato mendje të ndritura të Europës, që e shihnin kontinentin, njëlloj si Berlinin e djeshëm, pa mure , barriera ndarëse dhe urrejtje ideologjike. Do të ndjehej pa dyshim krenar për kontributin që dha si një ndër arkistët dhe realizimit të urave të bashkëpunimit dhe miqësisë midis popujve dhe të Europës sëbashkuar që është sot”.Singhammer: Statusi provë e ndryshimeve, shanset për BE më të mëdha se kurrëNga ana e tij nënkryetari i Bundestagut gjerman, Johannes Singhammer, tha se marrja e statusit kandidat është një provë e qartë e progresit që po bën vendi ynë. Falë këtyre ndryshimeve, theksoi ai, Shqipëria ka tashmë shanset më të mëdha për integrimin në Bashkimin Europian.nekryetar i bundestagut“Ne ndodhemi sot këti nisur nga një shtysë e veçantë se si Franz Jozef Straus vizitoi Shqipërinë 30 vjet më parë duke krijuar urën lidhëse mes dy vendeve. Kjo vizitë ka qenë një shembull për të treguar se si mes bisedave e takimeve mund të kapërcehet izolimi. Franz Jozef Straus ka thënë në atë vizitë, dhe këtu kemi një dëshmitar që është i biri i tij, dhe ka thënë se ndodhemi prej 1 ore në Shqipëri por kam besim tek shqiptarët. Dhe ne gjatë vizitës së sotme patëm mundësinë të ndeshnim një ndjenjë mikpritje, një zemërgjerësi, që konfirmon çfarë tha Straus. Është një kënaqësi që Shqipëria mori statusin kandidat, ky është një kthesë e rëndësishme për Shqipërinë. Vendi juaj tashmë është një spirancë stabiliteti në rajon dhe kjo është diçka në rritje dhe duhet të ndodhë kështu. Në rastin e vizitës së Franz Jozef Straus ka qenë gjithnjë pyetja e shanseve të humbura. Unë erdha në Shqipëri nga Hungaria kur ishte rasti të festohej 25 vjetori i krisjes së parë të perdes që ndante Europën. Shtrauss e dinte që në atë kohë që kjo do të ndodhte. Mendoj që shanset e tanishme për Europën për Shqipërinë janë si kurrë më parë dhe duhen shfrytëzuar edhe në aspektin ekonomik.” theksoi nënkryetari i Bundestagut gjerman.Singhammer vlerësoi gjithashtu tolerancën fetare në vendin tonë, si një shembull për t’u ndjekur.