Hoffman: Ja arsyet e rolit kyç të Shqipërisë në samitin e Berlinit
Tiranë- Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Helmut Hofman ka konfirmuar se kryeministri Edi Rama në samitin e Berlinit më 28 gusht nuk do të përfaqësojë vetëm Shqipërinë.“Shqipëria mori statusin kandidat por mbeten ende sfida që do të punojmë së bashku dhe një tjetër element është edhe konferenca e javës së ardhshme e thirrur nga kancelarja Merkel. Në politikat rajonale Shqipëria jep një kontribut të rëndësishëm. Dhe gjatë kësaj konference nuk do të jeni vetëm i vendit tuaj” tha Hoffman.Ky fakt sipas disa mediave ka sjellë edhe zemërimin e vendeve ballkanike, që janë shprehur kundër faktit që në konferencën përmbyllëse në krah të Merkel do të jetë vetëm Kryeministri shqiptar.Pavarësisht këtyre kundërshtimeve zv.presidenti i Bundestagut, Johannes Singhammer, ka vlerësuar se Shqipëria është një spirancë stabiliteti në rajon.“Është një kënaqësi që Shqipëria mori statusin kandidat, ky është një kthesë e rëndësishme për Shqipërinë.Vendi juaj tashmë është një spirancë stabiliteti në rajon dhe që rëndësia e Shqipërisë në kontekstin edhe të Konferencës së Vendeve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet javën e ardhshme në Berlin është gjithnjë në rritje, është diçka që duhet të ndodh kështu. Në rastin e vizitës së Franz Jozef Straus ka qenë gjithnjë pyetja e shanseve të humbura. Unë erdha në Shqipëri nga Hungaria kur ishte rasti të festohej 25 vjetori i krisjes së parë të perdes që ndante Europën. Shtrauss e dinte që në atë kohë që kjo do të ndodhte. Mendoj që shanset e tanishme për Europën për Shqipërinë janë si kurrë më parë dhe duhen shfrytëzuar edhe në aspektin ekonomik.” theksoi nënkryetari i Bundestagut gjerman”.Reforma ne drejtesiNdërkaq Gjermania do të japë kontributin me ekspertët e saj edhe në reformën në drejtësi dhe këtë e ka bërë të ditur kreu i Kuvendit, Ilir Meta.“Ne çmojmë ndërhyrjen gjermane në përpjekjen tonë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, veçanërisht në reformën në drejtësi. Gjermania vijon të jetë një model nxitje e frymëzimi për integrimin Evropian" theksoi Meta."Vizita e z. Strauss në Shqipëri në atë kohë paralajmëroi rënien e mureve dhe ndërtimin e urave. Sikur zyrtarët e djeshëm shqiptarë të kishin lexuar ndryshe mesazhet e Strauss-it dhe Perëndimit, sikur Shqipëria të kishte hyrë më herët në rrugën e ndryshimit të sistemit, e kështu me radhë. Vetëm një sikur është e sigurt, se po të ishin dëgjuar mesazhet e z. Strauss 30 vjet më parë Shqipëria do të kishte qenë me kohë anëtare e Bashkimit Evropian. "Deklaratat u bënë gjatë përkujtimit të 30-vjetorit të vizitës së politikanit gjerman, ish Kryeministrit të Landit të Bavarisë në Republikën Federale të Gjermanisë, Franc Josef Strauss në Shqipëri.Vizita e Z. Strauss në Shqipëri, në vitin 1984, u kujtua sot, me një ceremoni në selinë e Kryesisë së Kuvendit, me praninë edhe të delegacionit të parlamentarëve gjermanë, të kryesuar nga Nënkryetari i Bundestag-ut Johannes Singhammer. I pranishëm në këtë event ishte edhe Max Strauss, djali i ish Kryeministrit bavarez.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter