Singhammer: U kënaqëm që Kupa e Gjermanisë u festua si askund nga ju shqiptarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2014, 08:33
Tiranë - Festa e zjarrtë e tifozë shqiptarë, për fitoren e Kupës së Botës nga Gjermania ka rënë në sy të politikanëve gjermanë dhe kënaqësia e tyre si dhe vlerësimi i është shprehur hapur dje, Kryeministrit Rama nga Zv. Presidenti i Bundestagut Singhammer, që vizitoi dje Tiranën.“Ne, gjatë vizitës së sotme patëm mundësinë të shikonim dhe të ndeshnim një përzemërsi, ndjenjë miqësie, mikpritje e cila vetëm dhe konfirmon atë që ka thënë Franz Josef Strauss. - tha Singhammer. - Në mënyrë të veçantë u kënaqëm teksa mësuam që askund tjetër përveç se në Berlin fitorja e skuadrës kombëtare të futbollit gjermane nuk u festua me aq entuziazëm sesa në Tiranë.”ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter