Tare: Bashkitë dhe bizneset kanë detyrim vendosjen e rojeve në plazhe

Tiranë – Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i ka kujtuar bashkive dhe komunave bregdetare të vendit të marrin masa për sigurinë e jetës së pushuesve, për të shmangur ngjarjet tragjike që kanë ndodhur muajt e fundit, pasi është një detyrim i tyre ligjor, kurse ajo ndihmë që ofron Agjensia Kombëtare është vetëm një iniciativë e saj, një model i ofruar për t’u ndjekur prej tyre.Në një prononcim për “Ora Neës”, Tare tha se “vendosja e rojeve bregdetare dhe kullave në plazhet shqiptare është detyrë funksionale e pushtetit lokal, dalë kjo nga vendimi i Këshillit të Ministrave për sigurinë në plazhe dhe ruajtjen e pushuesve.Është një vendim që deri më sot, shumë pak është zbatuar nga pushteti lokal dhe nga bizneset që marrin me qera hapësirat publike dhe ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit, tregojnë se aty ku komunat, bashkitë nuk janë përgatitur, nuk kanë marrë masa për ruajtjen e pushuesve, ka pasur fatkeqësisht edhe ngjarje të rënda. Të paktën në zonat ku AKB sëbashku me Forcat e Armatosura ka operuar, fatalitetet janë shumë minimale dhe efiçensa jonë ka qënë maksimale.”Agjensia Kombëtare e Bregdetit, nga ana e saj, duke parë mungesën e theksuar të sigurisë në plazhe, ka nisur projektet-pilot për vendosjen e rojeve dhe kullave, të cilat natyrisht që nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar gjithë vijën bregdetare shqiptare, e cila është shumë e gjatë.“AKB, që në fillim të sezonit, duke parë mungesën e theksuar në vite të mbrojtjes, ruajtjes së pushuesve në vijën bregdetare, - vuri në dukje Tare, - ndërmorri iniciativën për pajisjen e disa plazheve pilot me roje bregdetare dhe kulla.Atje ku AKB është prezent me këtë projekt pilot, pra, në komunën e Rrashbullit, në Sarandë, në Drimadhas dhe në Golem, djemtë dhe vajzat e trajnuar kanë qënë dhe janë në krye të detyrës duke siguruar pushuesit për sigurinë maksimale në plazhe. Vetëm ditën e djeshme nga media është folur se AKB-ja dhe forcat ushtarake në plazhin e Gjirit të Lalëzit kanë shpëtuar tre persona dhe një vogëlush 5-vjeçar në Borsh.Por dua të theksoj se vija bregdetare shqiptare është shumë e madhe dhe është e pamundur që të ruhet vetëm me një projekt pilot, - theksoi ai. - Pra, a kemi ne kapacitet deri më sot për të ruajtur gjithë vijën bregdetare? Mendoj se është jashtë realitetit që ne të pretendojmë se e gjithë vija bregdetare shqiptare është e ruajtur nga rojet bregdetare dhe nga kullat. Mendoj se është shumë për atë që nevojitet dhe është shumë për atë që nuk është bërë gjithë këto vite. A është një kullë e mjaftueshme për plazhin e Durrësit, 3.9 km? Absolutisht jo! Po dy kulla për komunën e Rrashbullit? Absolutisht jo! Po një kullë në plazhin e Golemit? Jo! Po një kullë në Dhërmi? Jo! Pra, është e pamundur që e gjithë kjo vijë bregdetare të ruhet me pak mjete dhe pak forca që janë sot në dispozicion. Por, do të thosha se kjo eksperiencë e madhe që është nxjerrë këtë vit do të bëjë që vitin tjetër, AKB të jetë e pranishme në pjesën më të madhe të vijës bregdetare.”ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter